Friday , April 23 2021

Artan Grubi tani po i lutë shqiptarët ta gjejnë venten në listë

Përfaqësuesi i BDI-së në negociata, deputeti Artan Grubi, pasi që pranoi 171.000 qytetarë të kalojnë në listë të veçantë dhe 39.000 të tjerë të fshihen plotësisht nga Lista zgjedhore nëse nuk verifikojnë veten, tani lutë shqiptarët që ta mbrojnë ekzistencën e tyre, shkruan Fakte. Për të qenë hipokrizia më e madhe, Grubi manipuloi me shqiptarët fillimisht duke u thënë se askush nuk do të fshihet nga lista, ndërsa tani publikisht po i lutë të mbrojnë ekzistencën e tyre.

Ja postimi i Grubit:

” Përshendetje miq, në linkun e mëposhtëm mund të kontrolloni nëse duhet ta verifikoni të drejtën tuaj për të votuar dhe se si ta bëni regjistrimin online, për ju, familjarët dhe miqtë që i njihni.

Shqiptarët nuk janë votues fiktiv dhe ky proces i regjistrimit aktiv të 39.502 votuesve duhet që ta dëshmon atë.

Të angazhohemi të gjithë së bashku, prandaj ju lus që ta shpërndani linkun dhe të njohtoni miqtë.”– shkruan Grubi në profilin e tij./FAKTE.Net

Screenshot_2016-07-26-20-15-32-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *