Arritën ndihmat ruse për rajonet e vërshuara. Kujt do t’i shpërndahen?

Ndihmë nga Federata Ruse dedikuar për ballafaqim me pasojat nga përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe përforcim të kapaciteteve të shërbimeve për reagim gjatë krizave, do të dhurohet sot në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë, shkruan MIA.

Ndihma humanitare me peshë 40 tonë u dorëzuar me transport të posaçëm automobilistik të Ministrisë së Mbrojtjes Civile, Situatave të Jashtëzakonshme dhe Largimin e Pasojave nga Fatkeqësitë Natyrore të Federatës Ruse.

Në ndihmën janë përfshirë gjeneratorë mobil disel dhe benzinë me fuqi prej 5 deri 120 kW, pompa speciale dhe pajisje pompash, batanije, konserva nga peshku dhe mishi, informon Ambasada ruse në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *