Sunday , July 22 2018

Arrihet marrëveshje për njohjen e patentë shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Alsat-M mëson se është arritur marrëveshje mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen dhe ndërrimin e patentë shoferëve.

Përmes kësaj marrëveshje pala e Maqedonisë ka për qëllim për të thjeshtësuar procedurën në vijim.

Personi i cili posedon patentë shoferi të lëshuar nga organet federale të Gjermanisë, në çdo kohë pas arritjes në territorin e Maqedonisë do të mund ta ndërroj patentë shoferin pa pasur nevojë ta përsërisë pjesën teorike apo praktike të provimit për shoferë.

Procedurë thuajse e njëjtë është edhe me palën gjermane, kështu që personi i cili posedon patentë shoferë të lëshuar nga organet kompetente të Maqedonisë nëse ka pasur ose do të ketë vendqëndrim në Gjermani mundet në çdo kohë pas arritjes në Gjermani ta ndërroj patentë shoferin e tij të lëshuar nga autoritetet maqedonase me atë të Gjermanisë. Megjithatë nevojitet që të ketë vendqëndrim në Gjermani, së paku 180 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.