Friday , April 23 2021

Arrihet marrëveshje, më 31 gusht do shpallen zgjedhjet për 11 dhjetor!

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli pas takimit të sotshëm me katër partitë politike ka deklaruar se marrëveshja është arritur, shkruan Fakte. Pas lëshimit pe të partive shqiptare për dislokimin e 170 mijë votues, kryesisht shqiptarë në listë të veçantë për diasporën, dhe fshirjen e 40 mijë të tjerë nëse nuk paraqiten në afat të caktuar, u dakorduan edhe disa çështje të tjera. Fakte raporton se sipas marrëveshjes, më 31 gusht katër partitë do të ulen të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes dhe caktimin e datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve ngel 11 dhjetori.

100 ditë para zgjedhjeve do të ketë Qeveri kalimtare me detyrë për të mbajtur zgjedhjet.

Zbatimi i ligjit të ri për punë të brendshme do të shtyhet për pas 1 janarit 2017. /FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *