SHARE

“Pas gjithë asaj që u arrit e konstatuam dhe vërtetuam se qëndrojmë pas asaj edhe si kryeministra dhe është mirë që ka përfunduar. Ajo që kishte mbetur e hapëm përmes disa opsioneve dhe e vërtetuam një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët, përcjell Fakte. Por unë jam Zorani, kontra-partneri imë quhet Aleksis dhe ne jemi vetëm dy persona dhe duhet të kemi kujdes se si kjo do të zbatohet në mënyrë institucionale, duhet të flasim me presidentët e të dyja shteteve, me liderët e partive tjera, me shefat e opozitës, andaj ndalojmë këtu për të mos shpalosur më shumë detaje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.


Zaev: Bashkë me Ciprasin deri tek një zgjidhje të dinjitetshme

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar se Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë, duke shprehur besimin se me kryeministrin grek Cipras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbroj dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Kryeministri Zaev në ora 14:00 pritet të mbaj një konferencë për shtyp, ku priten sinjalet e para  për rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Deri atëherë dy delegacionet kanë vendosur të heshtin dhe të mos bëjnë publike asgjë nga ajo se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat.

SHARE