Wednesday , January 27 2021

Arrihet marrëveshja për tekstet shqip në Preshevë

Ministri i Arsimit i Republikës së Serbisë, Srgjan Verbiç, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për sigurimin e teksteve shkollore për mësim në gjuhën shqipe, transmeton Fakte.

Zyrtari nga Beogradi ka thënë se ky akt përmbyll një punë të madhe që ka të bëjë me sigurimin nga ana e shtetit serb “të teksteve shkollore për të gjitha pakicat”, njofton qeveria e Serbisë.

Në fakt, Republika e Kosovës kishte siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në tri komunat e Luginës, por përdorimi i tyre nuk ishte lejuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë. Librat kishin qëndruar për disa muaj në magazinat doganore, për t’u kthyer më pas në Kosovë./KJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *