Tuesday , January 19 2021

Arrestohet në Mal të Zi Vllado Zmajeviç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Banori i Nikshiçit Vllado Zmajeviç (47), sot në mëngjes është arrestuar në Nikshiç, nën dyshimin se ka kryer vepër penale krime lufte kundër civilëve, transmeton Fakte.

Zmajeviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa e kanë arrestuar pjesëtarët e ekipit special policorë të kësaj prokurorie.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale Shtetërore, pjesëtarët e ekipit special policorë në bashkëpunim me pjesëtarët e Drejtorisë policore të QS Nikshiç e kanë privuar nga liria V.Z për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor se ka kryer vepër penale – krim lufte ndaj civilëve. Të dyshuarin në hapësirat e Prokurorisë do ta marrë në pyetje prokurori special, ku më pas do të merret vendim për procedimin e mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale Shtetërore.

Zmajeviç dyshohet se në vitin 1999, në periudhën e luftës në Kosovë, në fshatin Zhegër në Gjilan, ka vrarë shtatë persona, pesë burra dhe dy gra. Të gjithë janë të nacionalitetit shqiptarë. Zmajeviç është nënshtetas malazez, ndërsa në Kosova ka luftuar si vullnetar. /AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *