Wednesday , July 28 2021

Arrestohet ministri rus, u kap në flagrancë duke marrë 2 milionë euro ryshfet

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev, është arrestuar në lidhje me dyshimet për ryshfet.

Organi kryesor anti-korrupsion i Rusisë, Komiteti Hetimor, tha se Ulyukayev ka marrë një pagesë prej 2 milionë dollarëve.

Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv i cili bëri që gjiganti i naftës, “Rosneft” të merrte 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, “Bashneft”.

Ai është zyrtari më i lartë rus i arrestuar, që nga përpjekja për grushtshtet në vitin 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik, transmeton kp.

“Ka të bëjë marrje ryshfeti nga përfaqësuesit e Rosneft, të shoqëruar edhe nga kërcënimet”, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

“Ulyukayev u kap në flagrancë derisa po e pranonte ryshfetin”, ka theksuar ajo.

Nëse shpallet fajtor, ministri do të vuajë dënimin me burg nga 8 deri në 15 vjet. Ulyukayev u emëruar ministër i Ekonomisë më 2013; para kësaj, ai ka qenë zëvendëskryesues i Bankës Qendrore të Rusisë për një dekadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *