Thursday , April 22 2021

Arrestohet kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Rumanisë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor rumun, Ana Marija Petru është arrestuar vetëm tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend, nën dyshimin për korrupsion.

Ajo është e dyshuar se në periudhën prej vitit 2008-2009 ka paguar për shërbim 210.000 euro kompanisë, të cilën e ka udhëhequr bashkëshorti i saj.

Agjencia për luftë kundër korrupsionit e akuzoi Petrun edhe për ryshfet prej 50.000 euro, të cilat ia ka marrë një biznesmeni me qëllim t’i caktojë takim me ministrin rumun të Ekonomisë.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin rumun, Florin Jordake theksoi se Komisioni Zgjedhor përkohësisht do të udhëhiqet nga njëri prej zëvendësve të Petrus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *