Thursday , August 5 2021

Arrestohet doganieri në Kapshticë për korrupsion

Një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar nga policia për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, përcjell Fakte.

Në pranga u vu Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit“, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal./OraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *