????????????????????????????????????

Arrestohet doganieri në “Bllacë”, merrte ryshfet

Prokuroria Publike ka iniciuar procedurë hetuese kundër një doganieri, i punësuar në pikë kalimin kufitar Bllacë.

I dyshuari ngarkohet se mëngjesin e djeshëm gjatë kontrollit të makinave ka kërkuar dhuratë nga një person në mënyrë që të shmang veprimet ligjore që është dashur ti bëj sipas normativave ligjore. Pas bisedës telefonike, të dy kanë realizuar takim në një lokal në Shkup ku i dëmtuari i ka dhënë parat doganierit, ndërsa ai është kapur në ato momente.

I dyshuari ngarkohet se ka bërë veprën penale “Mitmarrje” për të cilën është e parashikuar dënim prej 4 deri në 10 vite. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *