Sunday , October 21 2018

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar nga Policia e Kosovës aktivisti i tyre, Valdrin Ahmeti.

Thotë se është arrestuar në kufi, duke shkuar me familjen e tij në Preshevë për një rast familjar (dasmë). Policia nuk i ka treguar se përse e kanë ndaluar, por vetëm i kanë përmendur “pengesën ndaj personit zyrtar”.

“Valdrin Ahmeti është një aktivist i kahmotshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe ai ka marrë pjesë e ka organizuar me dhjetëra aktivitete e protesta tonat. Arrestimi i tij është pjesë e përndjekjes politike që pushteti ua bën aktivistëve, të cilët as nuk arratisen e as nuk fshihen, por janë qytetarë të përgjegjshëm, që gjithnjë i kanë mbajtur me nder e krenari përgjegjësitë e tyre, duke pranuar edhe dënime të padrejta me burg për veprimtaritë e tyre politike”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lëvizja thotë se në vend se të arrestojnë Valdrinin, policia do të ishte mirë të arrestonte ata që vjedhin tenderë, që punësojnë familjarët e miqtë e tyre, që marrin ryshfet për shërbime publike, e që janë fajtorë për moszhvillimin dhe varfërinë tonë.

“Valdrin Ahmeti është aktivist e qytetar i drejtë, ai nuk do të përkulet as nga ky arrestim, sepse aktivistët nuk përkulen. Bëjmë thirrje që pushteti ta ndalë menjëherë përndjekjen ndaj aktivistëve e ndaj opozitës dhe ta lirojë Valdrinin. Nuk do ta lejojmë autoritarizmin në Kosovë, sepse jemi të gjithë për Republikë e Demokraci”, përfundon reagimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.