Tuesday , October 23 2018

Arrestohen vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës për plagosjen në Prishtinë

Dy personat e arrestuar mbrëmë për plagosjen në Prishtinë janë familjarë të të dënuarit për vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqës. Kallxo.com mëson se dy të arrestuarit mbrëmë për plagosjen e dy personave të tjerë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, janë Naser Sekiraqa vëllai i Enver Sekiraqës dhe Fatlum Abazi familjar i këtyre dy të fundit, përcjell Fakte. Policia në raportin ditor ka thënë se një person i tretë i identifikuar është në arrati dhe se policia po kërkon për të. Kallxo.com sipas burimeve mëson se i arratisuri është Jan Abazi, nipi i Enver Sekiraqës. Kallxo.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka për të konfirmuar nëse të arrestuarit janë familjarë të Enver Sekiraqës. “Mund të ju them se dy persona janë arrestuar…, po po këta dy që ju po i përmendni janë të arrestuar”, tha Beka./Kallxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.