Tuesday , March 2 2021

Arrestohen mbi 120 serbë të lidhur me krimin e organizuar

Policia serbe ka arrestuar 123 persona në 18 qytete në një aksion të gjerë të zhvilluar në bashkëpunim me Gjermaninë, njoftoi sot ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsa Stefanoviq.

Ata dyshohen për një seri veprash në fushën e krimit të organizuar, përfshirë tentativa për vrasje, prodhim dhe trafikim droge, trafikim të qenieve njerëzore dhe armëmbajtje pa leje.

“Të paktën nëntë oficerë policie janë mes të dyshuarve”, deklaroi Stefanoviq në një konferencë për shtyp.

“Serbia do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me Gjermaninë në luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *