Autoritetet turke sot kanë dhënë urdhër arreste për 47 gazetarë, njoftoi Si-En-En Turk.
Arrestimet janë në suaza të hetimit kundër personave të lidhur me predikuesin islamik Fetullah Gjulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron pas tentimit për grusht shtet, i kryer nga fraksioni në Armatë me qëllim që të rrëzohen nga pushteti presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësisë dhe Zhvillim.
Gazetarët kanë punuar për gazetën “Zaman”, e cila ka lidhje me Gjulenin, ndërsa mbi të cilin autoritetet turke e ndërmorën kontrollin në mars, si pjesë nga masat kundër mbështetësve të predikuesit islamik.
Policia ka hyrë në shtëpinë e njërit nga të dyshuari, Shahin Aplaj rreth orës gjashtë sot dhe pas kontrollit të shtëpisë së tij në qendrën e Stambollit, i cili ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, e kanë arrestuar.
Pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet autoritetet turke arrestuan, filluan procese gjyqësore dhe shkarkuan më shumë se 60 mijë ushtarë, policë, gjykatës, profesorë, nëpunës shtetërorë.