Tuesday , December 18 2018

Arrestohen 4 persona për vrasjen e Ivanoviqit, në veri të Mitrovicës

Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.

Burimet e KosovaPress-it bëjnë të ditur se njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit, percjell Fakte.

Policia ka bastisur dy lokacione në atë pjesë.

Serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje, mirëpo deri në këto momente nuk ka numër të madh të të tubuarve, por alarmi mund të dëgjohet edhe tani.

Kosovapress ka tentuar të kontaktojë me policinë në Mitrovicë, por zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se nuk është në dijeni për asgjë. Në jug ka akoma pjesëtare të njësisë speciale të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.