Wednesday , February 24 2021

Arrestohen 10 shqiptarë në Torino

Një rrjet i sofistikuar trafikantësh shqiptarë, droge dhe prostitucioni u shkatërrua nga policia italiane në Torino, transmeton Fakte.

Në pranga ranë 10 shqiptarë. Sipas mediave italiane, ata drejtonin një rrjet prostitutash, të cilat i kontrollonin përmes një aplikacioni të veçantë për celularë për të kontrolluar vendndodhjen dhe aktivitetin e tyre.
Ky aplikacion ndihmoi policët në gjurmimin e trafikantëve.
Përfitimet kolosale nga prostitucioni, shqiptarët i investonin në kultivimin dhe përpunimin industrial të marijuanës.
Gjatë aksionit, policia italiane asgjëzoi mbi 4 mijë rrënjë marjuanë në disa zona të shpyllëzuara në Torino.
Për mbjelljen e bimëve narkotike, trafikantët konsultoheshin me ekspertë të botanikës, për të gjetur edhe tokat më të mira.
Hetimet për rrjetin nisën vitin e kaluar, pas disa përplasjeve me armë me grupet e tjera të prostitucionit, për kontrollin e zonave të influencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *