Tuesday , September 25 2018

Arrestimi i Asamblistit të LDK-së, MPJ thotë se Serbia kishte urdhërarrest ndaj tij

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke e përcjellur në vazhdimësi rastin e arrestimit në Serbi, të Fahri Jusufit – kosovarit 54 vjeçar nga Mitrovica.

Në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, Drejtori i Komunikimit në MPJ, Sami Kastrati ka thënë se shtetasi kosovar ndodhet në mbajtje në Kralevë në bazë të një ndalese të mëhershme.

”Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi konfirmon ndalimin e një shtetasi kosovar me datë 24 Qershor, në pikën kufitare në Rudnicë”.

”Shtetasi kosovar ndodhet në mbajtje në Kralevë në bazë të një ndalese të mëhershme”  ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

”MPJ nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi është duke e përcjellur nga afër këtë rast dhe do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet respektive”.

Klan Kosova raportoi se ish- kandidati për asamble të Komunës së Mitrovicës, 54-vjeçari Fahri Jusufi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u arrestua të dielën nga Policia serbe në pikën kufitare në Rudicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.