Thursday , June 24 2021

Arrestime në Ministrinë e Mjedisit, e cila drejtohet nga Nuran Izairi

Disa zyrtarë të lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor janë arrestuar sot gjatë një aksioni të zhvilluar sot në këtë ministri. Ndërkohë, disa persona tjerë që punojnë në këtë institucion dyshohen si bashkëpunëtorë në vepra kriminale dhe pritet që të merren në bisedë informative, raporton press24.

Dyshohet se të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe kanë marrë ryshfet për dhënie të lejes së importit në favor të disa kompanive private. Ministria e Mjedisit dhe e Ambientit Hapësinor drejtohet nga Nuran Izairi, që vjen nga BDI-ja./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *