Tuesday , December 18 2018

Armëpushimi në Gaza, jep dorëheqje ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Lieberman

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka dhënë dorëheqjen vendimit të qeverisë për të pranuar një armëpushim, për t’iu dhënë fund përleshjeve me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

 

Ky është një vendim që ministri e ka marrë pasi sipas tij n jë tërheqje e tillë është si “dorëzim ndaj terrorit”. Ndër të tjera ai ka theksuar se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

 

Për rrjedhojë, Netanyahu do të mbetet me një shumicë të ngushtë në parlament.

 

Dhuna e fundit në Rripin e Gazës ka nisur të dielën, pas ekspozimit të një operacioni të fshehtë të forcave izraelite në Gaza. Nga kjo dhunë kanë humbur jetën shtatë militantë palestinezë dhe një ushtar izraelit.

 

Dhuna ka vazhduar për dy ditë me shkëmbime të ndërsjella zjarri që kanë rezultuar me së paku shtatë njerëz të tjerë të vrarë.

 

Ndërkohë të martën Hamasi, që kontrollon Rripin e Gazës, dhe grupet e tjera militante palestineze theksuan se kanë pranuar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe se do ta respektojnë atë nëse edhe Izraeli bën të njëjtën gjë. Vendimi për armëpushim është mbështetur nga Netanyahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.