Thursday , January 28 2021

Armë, Bentley dhe Porsche, ja tropojani që vdiq dje në Tiranë (foto)

Mediat kanë njoftuar dje për një të ri i cili ka humbur jetën në Tiranë si apsojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë ish-klubit Partizani.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, nga aksidenti ka humbur jetën Jetnis Dollapi, 28 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me një motor, që ka sjellë edhe përplasjen fatale.

Dollapi është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën.

Jetnis Dollapi është një personazh i njohur në kryeqytet, pasi shpeshherë është përfshirë në zënka të ndryshme mes fansave të grupeve muzikore TBA dhe ORT.

Nga profili i tij në Facebook mund të shihen foto të shumta, ku djali me origjinë nga Tropoja shfaqet me armë, dhe me makina luksoze, ndër të cilat një Bentley dhe një Porsche.

Image

Jetnis Dollapi, 28 vjeç

Dollapi eshte i njohur per lajmet e kronikes ne Tirane.

Gazeta Panorama percjell nje ngjarje te ndodhur ne vitin 2010, ku protagonist ka qene dhe ai.

LAJMI NE VITIN 2010

“Far west”, mund të quhet përplasja me armë mes dy grupeve, njërit të quajtur OTR dhe një tjetri rival me ta TBA. Ngjarja në kryeqytet në sheshin pranë Pallatit të Kongreseve, përpara nisjes së një fetivali të organizuar nga një kompani private, ndërsa plumbat, u drejtuan për nga pjesëtarët e njërit prej grupeve rivale, nuk u hezitua që të drejtohen edhe për nga uniformat e policisë. profili i Jetnisit ne Facebook Këta të fundit madje shkëmbyen zjarr me ta. Pas pushimit të zjarrit, policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, banues në Tiranë në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa bllokoi një armë automatike të një modeli të vjetër. Ndërkaq veç tij, policia shoqëroi në ambientet e saj afërsisht 10 persona, mes të cilëve 5 pjesëtarë të grupit OTR, dhe 5 të tjerë të grupit TBA. Vokalist dhe drejtues i grupi OTR, është Noyzi, apo siç quhet ndryshe Rigels Rajku, ndërsa i grupit TBA, është Arkimed Lusha, i cili në emrin e artit thirret Stresi. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka bllokuar veç armës së Jetnis Dollapajt edhe sende të tjera të forta, si shkopa bejzbolli, armë të ftohta. Burimet e policisë pohuan se zyra e hetimit të vrasjeve, mund të arrestonte së paku deri në katër persona gjatë mbrëmjes së djeshme, ndonëse hetimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Përplasja Pak javë më parë, dy grupet rivale, u përplasën në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, ku një grup personash mes të cilëve Denis Dollapi dhe disa të tjerë u përplasën me grupin e Rigels Rajkut. Nga përplasja mbeti i plagosur Denis Dollapi, si dhe Durim Vitrina, të dy pjesëtarë të grupeve rivale. Ndërkaq pak kohë pas kësaj përplasjeje, palët kanë shkëmbyer replika, fyerje dhe sharje në Facebook, e madje nuk kanë munguar tonet kërcënuese mes palëve. Ndërkaq, dje palët ishin përgatitur mirë mes tyre, për një përplasje të mundshme me qëllim hakmarrjen ndaj njëritjetrit. Pjesëtarët e grupit të Noyzit, apo siç quhet në jetën private, Rigels Rajku, kanë mbërritur dje pasdite për të marrë pjesë në një festival kënge, që zhvillohej në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Ata kanë parkuar në krahun jugor të Pallatit automjetin e tyre të markës “Merecedez­ Benz”, në ngjyrë gri me targa DR 1966 F. Nga mjeti zbritën një nga një edhe pjesëtarët e grupit si dhe fansa të Noyzit. Ky i fundit i bërë i njohur në rrethin e adoleshentëve vitin e kaluar me një këngë me Rozana Radin, sapo ishte larguar nga mjeti, kur në këtë drejtim është qëlluar me breshëri automatiku. Burimet thonë se ai ishte një nga personat që ishte vënë në shënjestër për t’u qëlluar nga pjesëtarët e grupit rival. Breshëritë e automatikut, nuk kapën asnjë prej personave. Ndërkaq një patrullë e komisariatit nr.1 që ndodhej në vendin e ngjarjes, ka nisur ndjekjen e autorit të dyshuar të krimit. Sipas policisë, ai është Jetnis Dollapaj, 24 vjeç, me banim në kryeqytet. Blutë i janë kundërpërgjigjur autorit të dyshuar të krimit me zjarr. Në këtë moment Dollapaj, ka lëshuar armën dhe ka nisur të largohet në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”, ku është bllokuar nga shërbimet e policisë së kryeqytetit. pak dite me pare ai ka qene ne Jale, foto nga profili ne FB Blutë kanë nisur kontrollet, e tyre në mjetin e grupit të Noyzit nga Durrësi dhe është vënë re se në bagazh, kishte sende të ndryshme të forta si shkopa bejzbolli, thika dhe sende të tjera të forta dhe të mprehta. Stresi dhe Noyzi shoqërohen në polici

Menjëherë pasi artisti me emrin “Stresi”, Arkimed Lushaj, si dhe rivali i tij, Rigels Rajku, “Noyzi”, [pak pasi kishin hyrë në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku ata duhej të këndonin këngën e tyre për në festival, janë shoqëruar nga oficerët e Policisë së Drejtorisë së Tiranës. Të dy ata janë marrë me automjete të ndryshme të policisë dhe janë dërguar në ambientet e bluve, në drejtorinë e qarkut. Aty janë marrë në pyetje nga efektivët dhe specialistët e zyrës së hetimit të vrasjeve. Secili prej tyre duhej të sqaronte para policisë pozicionin e vet në lidhje me ngjarjen e mësipërme si dhe shkakun e organizimit të tyre me armë të ftohta sende të forta e deri me armë zjarri. Hetuesit pohojnë se është e ditur tashmë që palët janë në një rivalitet dhe armiqësi me njëri­ tjetrin, armiqësi e cila është forcuar edhe më tepër pas plagosjes së ndodhur me 28 prill të këtij viti në rrugën e Barrikadave, pranë shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Bllokohen armë, shkopa bejzbolli e doreza boksi

Në vendin e ngjarjes ekspertët pas shkëmbimit të zjarrit, administruan në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm, që mendohet se i përkasin automatikut të bllokuar pak metra larg vendit të ngjarjes. Arma e zjarrit mësohet se i përket markës “PM4”, një armë e një prodhimi të vjetër. Po kështu janë bllokuar nga policia, doreza boksi, thika, dhe shkopa bejzbolli në automjetin me të cilin mbërriti Nozy. Edhe automjeti i markës “Mercedez­ Benz”, me targa TR 1966 F, është bllokuar nga policia në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar prej uniformave blu, në pikën e bllokimit të policisë. Ndërkaq në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar edhe sende të tjera që për arsye hetimi ende nuk bëhen të ditura nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *