Tuesday , March 2 2021

Arifi: Prej vitit të ardhshëm do fillojë të ngrohet Shtëpia e kulturës

https://www.youtube.com/watch?v=9RpTpOYYhNE

Shtëpia e Kulturës në Tetove edhe këtë vit po përballet me probleme. Ajo  sërish mbetet pa ngrohje, ndërsa kjo gjë rrjedhimisht shkakton dhe mungesën e artdashësve që çdo institucion kulturor synon ta tërheqë. Disa zyrtarë përkatës e kanë vizituar Shtëpinë e kulturës, por pa rezultate konkrete. Drejtori i kësaj Shtëpie, Haki Fazliu thotë se ka bërë kërkesë, por problemi qëndron, sipas tij, tek buxheti që i ndahet këtij institucioni.

“Problemi qëndron tek buxheti për furnizim me ngrohjen qendrore. Edhe pse sivjet nuk ka edhe, ato pak mjete të planifikuara për këtë vit që ishin dedikuar, erdhën me vonesë. Ministria e Kulturës është e njoftuar sepse nga ai burim, bëhet ai financim i këtyre reagensëve”, thotë Fazliu.

Sipas drejtorit Fazliu, gjatë këtij viti ka pasur edhe anulim të shfaqjeve për shkak të mungesës së ngrohjes dhe aktorët janë shprehur të indinjuar me këtë veprim të këtij institucioni. Ndërkohë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi mendon se zgjidhja e problemeve me të cilat shpesh përballet shtëpia e kulturës së këtij qyteti do një zgjidhje, si më poshtë:

“Një prej obligimeve që duhet të kemi në vitin që vjen është fillimi i procedurës për të kaluar shtëpinë e kulturës në kompetencën e komunës së Tetovës”.

Kjo gjë që për shumëkënd, sidomos për artdashësit konsiderohet si skandal. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Shehapi ka qëndruar rishtas në këtë shtëpi dhe nëpër teatrot dhe qendrat kulturore ku ka folur për projekte kulturore shqiptare dha angazhime të tjera në këtë fushë, por kushtet në qytetin e Tetovës për publikun artdashës, mbeten në fazë të premtimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *