Saturday , June 19 2021

Arifi: Pa shtet juridik nuk mund të ketë të drejta kolektive

Pa shtet juridik nuk mund të ketë të drejta kolektive. Kështu ka deklaruar profesoresha universitare Besa Arifi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ajo vlerëson se të drejtat etnike dhe kolektive janë shumë të rëndësishme dhe burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet. Profesoresha Arifi vlerëson se gjithmonë është koha e duhur për hapjen e çështjeve të cilat janë të lidhura me avancimin e të drejtave të një bashkësie, por se pak është gabuar në vendosjen e prioriteteve në platformën e partive shqiptare.

 “Për shkak se edhe në të njëjtën flitet edhe për çështje juridike, flitet edhe për raportin e Pribesë dhe reformat të cilat lidhen me atë raport, flitet edhe për atë se si duhet të vazhdohet mandati i PSP-së dhe të gjithndet zgjidhje për rastet e montuara, por ata nuk u vendosën si prioritet. Mendoj se ky është gabimi i madh i vetë platformës, për shkak se pa u vendosur njëherë e përgjithmonë shtet juridik dhe sundimi i së drejtës, asnjë e drejtë kolektive, as e shqiptarëve, as e bashkësive të tjera, as e kujtdoqoftë qytetari tjetër të Maqedonisë, nuk mund të realizohet”, ka thënë Besa Arifi, profesoreshë universitare.

Profesoresha Besa Arifi, vlerëson se me Platformën dhe me përgjigjen për të njëjtën defokusohet opinioni nga çështjet të cilat janë të lidhura me krimin dhe institucionet dhe se ekzistojnë standarde të dyfishta në veprimtari.

“Përderisa për të njëjtën negocionte VMRO-DPMNE, atëherë asgjë nuk kishim për këtë dhe atëherë nuk kishte shumë atmosferë të nxehtë etnike. Kur ata nuk arritën të koalicionojnë, topi u hodh në anën tjetër, dhe tani menjëherë i shkaktua problem atnik”, ka shtuar më tej ajo.

Në lidhje me protestat, profesoresha Arifi vlerëson se edhe pse ato organizohen nën moton “Për Maqedoni të përbashkët”, organizohen për shkak të të drejtës së dikujt tjetër që të përdorë gjuhën e tij, të cilën protestues e shohin si dygjuhësi. Arifi vlerëson se shihet pastër manipulimi i madh i cili bëhet edhe në këtë drejtim, pasi ata që protestojnë në asnjë moment, nuk fokusohen tek krimi i cili ndodhi në shtet dhe për të cilin ekzistojnë dëshmi të ndryshme./SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *