Saturday , June 19 2021

Arifi: Ivanov dhe Gruevski kanë bërë vepër penale

Profespresha universitare Besa Arifi në debat sonte ka deklaruar se një ditë kur të funlsionojnë institucionet hetimore, presidenti Gjorgi Ivanov dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të japin përgjegjësi penale për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, shkruan Fakte. Sipas Arifit, Ivanov ka shkelur kushtetutën jo vetëm me mosndarjen e mandatit por edhe me daljen e plotë nga detyrat që i ka posti që ai mban.

Ndërkohë, Arifi habitet pse edhe pas deklaratave publike të Gruevskit për rrënim të rendit kushtetues me dhunë dhe për ftesë që populli ta merr situatën në duar, nuk reagon prokuroria për të ngritur padi penale sipas kodit penal./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *