Tuesday , April 20 2021

Arabia Saudite ndihmon Turqinë me 550 miliardë dollarë dhe me forca speciale

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud ka deklaruar se do ta ndihmojë shtetin turk me një shumë marramendëse prej 550 miliardë dollarë, ka raportuar FOX Arab, transmeton Fakte.

Mbreti Salman ka deklaruar gjithashtu se Turqisë dhe popullit turk do t’i dërgojë edhe përkrahje ushtarake me mbi 5 mijë ushtarë të njësisë speciale, për të kontribuar në rikthimin e rregullit shtetëror, pas grushtshtetit të pasuksesshëm të para disa ditëve.

Ndihma pritet të jetë e gatshme brenda një afati 45 ditësh, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht kjo do të jetë një ndër ndihmat më të mëdha që ndonjë shtet i ka dhuruar një shteti tjetër.

Kujtojmë se mbreti Salman dhe presidenti i Turqisë Erdogan kanë pasur një afërsi bashkpunimi më të madh për dallim nga mbretërit tjerë paraardhës të mbretit Salman./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *