Wednesday , September 26 2018

Apel për ndihmë të vogëlushes nga Shqipëria që jeton në Tetovë

Kjo vogëlushe quhet ANISA ÇELA, nga qyteti i Elbasanit të Shqipërisë me banim në Tetovë të Maqedonisë. Anisa është 7 vjeçe. Gjatë lindjes, pakujdesia e doktorëve solli probleme me kyçet e këmbëve te saj dhe për momentin çalon. Familja e vëren këtë problem 6 muaj pas lindjes dhe konsultohen me mjekun si në Shqipëri po edhe në Maqedoni. Anisa diagnostikohet me LutatioC.C.dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. Gjendja e saj është urgjente sepse me kalimi i kohës ndikon në suksesin e rezultatit te ndërhyrjes. Anisa nuk mund të marrë ndihmë nga Fondi i Ministrise së Shëndetësisë në Maqedoni sepse nuk janë nënshtetas, kurse shteti shqiptar nuk u ka ofruar ndihmë. Fatura e operacionit kap vleren prej 12.120 euro. Shuma është e papërballueshme për familjen e saj që jeton në kushte minimale jetese vetëm me ndihmë sociale.
Familja e saj qëndron në Maqedoni vetëm me kartë identiteti me leje qëndrimi dhe nuk kanë pashaportë me të cilen mund të hapin nje llogari bankare në emër të tyre për këtë arsye numri i llogarisë së dhënë është i të afermit te tyre: Shurete ARIFI

Xhiro llogaria për euro: MK07200003331955909 Stopanska Bank MAQEDONİ
Numër kontakti: 071973368 dhe 079299084 zoti Asqeri- babai i Anisës

/FAKTE.Net

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.