Anulohen fluturimet nga Shkupi e Prishtina për Stamboll

Në ueb faqen e TAV sot është publikuar se janë anuluar të gjithë fluturimet e kompanisë “Turkish Airlines” prej Shkupi në Stamboll dhe anasjelltas, transmeton Fakte.

Është anuluar fluturimi TK1004 i orës 9.25 i “Turkish Airlines” si dhe aderimi i fluturimit Stamboll – Shkup i paralajmëruar për në ora 8.30.

Tani për tani siç shkruan në ueb faqen e kompanisë, do të realizohen fluturimet TK1006 i orës 22.55 për në Stamboll si dhe aderimi i fluturimit TK1005 nga Stambolli.

Linjat e fluturimit për në Antali do të realizohen sipas terminëve dhe dinamikës së paraparë, shkruan në ueb faqen e TAV.

Nuk do të ketë as fluturime nga Prishtina në drejtim të Stambollit.

Në ueb faqen e Aeroportit të Prishtinës figuron anulimi i linjës Prishtinë-Stamboll e paraparë për orën 08:30 nga Turkish Airlines, por edhe i nisjes së aeroplanit për Stamboll në ora 9.25./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *