Saturday , June 19 2021

Antimafia italiane: Një pjesë e parave të trafikut të drogës së Shqipërisë shkon te grupet radikale islamike

Antimafia italiane ka dhënë sinjal alarmi që droga që shkon nga Shqipëria për në Gadishullin Apenin është trefishuar, ku një pjesë e parave të këtij trafiku shkojnë për të financuar grupet radikale islamike.

Ndërkohë që edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka lëshuar alarmin kur ka deklaruar se janë të paktën 2 miliardë euro para të pista që qarkullojnë në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Por ndryshe nga Antimafia, Borchardt theksoi se paratë e pista në këtë vend vijnë kryesisht nga aktivitete kriminale të trafikut të drogës dhe mund të përdoren edhe në zgjedhjet e qershorit.

Të enjten ka mbërritur në Tiranë drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, i cili është takuar me prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Pas takimit kokë më kokë, drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, dhe kryeprokurori Llalla dolën në një konferencë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *