Tuesday , August 21 2018

Antikorrupsioni i Këshillit të Evropës i pakënaqur me deputetët e Maqedonisë

GREKO nuk është e kënaqur nga implementimi i rekomandimeve të tyre në lidhje me deputetët e Kuvendit të Maqedonisë. Ata kërkojnë Mekanizma interne për luftë kundër korrupsionit, Kod Etik për deputetët i cili do të ishte më preciz dhe rregulla për sjelljen e deputetëve me lobistët, percjell Fakte.

Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GREKO), i cili është trup i Këshillit të Evropës, në raportin e fundit ka dërguar kritika për luftën kundër korrupsionit në pjesën për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë. Ata theksojnë se nuk janë plotësuar rekomandimet e tyre të cilat i kanë dhënë përpara katër vite e gjysmë në lidhje me krijimin e mekanizmave interne dhe udhëzimeve për parandalimin e konfliktit të interesave, kërkojnë që të miratohen rregullat për sjelljen e deputetëve me lobistët të cilët përpiqen që të ndikojnë në procesin legjislativ dhe të plotësohet Kodi Etik për Deputetët, pasi që nuk është mjaftueshëm i saktësuar dhe preciz.

GREKO rekomandon që të ketë mekamizma interne dhe udhëzues në korniza të Kuvendit në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesave dhe pranimit të dhuratave, mikpritjeve dhe përfitimeve tjera dhe në mënyrë përkatëse të vëzhgohet veprimi ndaj këtyre rregullave.

“Autoritetet kanë thënë se këto çështje do të zgjidhen me Kodin Etik për sjellje të deputetëve. Vetëm deklarata se në Kodin Etik “deputeti është i obliguar që t’i respektojë rregullat që kanë të bëjnë me parandalimin e konfliktit mes interesave publik dhe privat”, siç shihet nuk është e mjaftueshme për çfarëdo udhëzimi të dëshiruar e cila do t’i definonte ose sqarojë situatat problematike dhe sjellja që pritet konkretisht në rast të aktiviteteve ligjore dhe administrative të deputetit (rregullat për sanksione që kanë të bëjnë vetëm në situatë ku duhet që të votohet). Njëjtë mund të thuhet edhe me reagimet e dhuratave dhe benefiteve tjera”, thonë nga GREKO.

Ata gjithashtu theksojnë se nuk është implementuar as miratimi i rregullave për marrëdhënien e deputetëve me lobistët dhe personat e tretë të cilët përpiqen që të ndikojnë ndaj procesit ligjvënës. Ata gjithashtu thonë se nuk është implementuar as rekomandimi që të sigurohen sanksione relevante për të gjithë shkeljet dhe të ndërmerren masa përkatëse për të gjithë anëtarët e Kuvendit.

Në pjesën për Kodin Etik, ata thonë se ka mangësi në dispozitat për sanksione dhe nuk është mjaft preciz, ndërkaq rekomandojnë që i njëjti të plotësohet.

 

Kuvendi i Maqedonise pa VMRO

“Me kënaqësi e shohim se është miratuar Kodi Etik i sjelljes për deputetët. Në kontekst të raporteve të ardhshme, koezistenca e rregullave duhet që plotësisht të përshtatet, gjegjësisht të ndryshohen disa dispozita. GREKO ka konstatuar se vetëm paralajmërimi, si sanksion i vetëm i vlefshëm (edhe pse do të ishte publike), siç shihet nuk është i mjaftueshëm për ballafaqim me situata të ndryshme të cilat mund të paraqiten. Disa kërkesa të caktuara nga Kodi nuk saktësohen si shkelje përkatëse (për shembull, në lidhje me dhuratat dhe konfliktin e interesave, dhe ajo duhet që të zgjidhet”, kështu vlerëson GREKO në raportin e saj të katërt për parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetët, gjykatësit dhe prokurorët”, thuhet në raport.

Në lidhje me këtë, VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se Kodi Etik është miratuar në pajtueshmëri me faktorin e jashtëm dhe është bërë sipas modeleve evropiane.

“Kodi Etik për deputetët ka dalë nga takimi i deputetëve të grupeve parlamentare, të quajtur “Zhan Mone”, i cili është mbajtur në maj të këtij viti në Ohër. Atëherë Kodi Etik është miratuar në pajtueshmëri me partitë dhe më e rëndësishme, në pajtueshmëri me standardet evropiane, ku janë marrë shembujt, normat dhe parimet evropiane. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është njëra nga disa shtetet e Evropës i cili ka Kod Etik për punën në Kuvend, i cili është njëri ndër aktet që të pengohet paramendimi të cilin për momentin e demonstron shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti patjetër që të miratohet sa më shpejtë që është e mundur, të mos them, menjëherë”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Portalb.mk, ka tentuar që të kontaktojë me Kuvendin e Maqedonisë, partitë LSDM dhe BDI, por për shkak se është periudhë e pushimeve, nuk ka arritur të sigurojë qëndrim të tyre.

Ndryshe, GREKO, në raportin e tij më të ri për Maqedoninë ka vlerësuar se “nuk ka përparim të prekshëm” te deputetët, gjykatësit dhe prokurorët në fushën e luftës kundër korrupsionit. Ky trup vlerëson se rezultate në Maqedoni janë “dukshëm dëshpëruese” dhe i fton autoritetet të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me 19 rekomandimet të cilat janë dhënë përpara katër vite e gjysmë dhe janë zbatuar vetëm 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.