Wednesday , April 21 2021

Angelina Jolie në kampin e refugjatëve sirianë

Angelina Jolie është fotografuar duke i shtrënguar dorën një djali të ri duke vizituar një kamp të refugjatëve sirianë të premten, në Jabal, Jordani.

Aktorja 41 vjeçare mbajti një fjalim në kamp duke bërë thirrje udhëheqësve nga e gjithë bota, “të shtrohet pyetja themelore se cilat janë shkaqet rrënjësore të konfliktit sirian dhe çfarë do të ndërmarrin për t’i dhënë fund”, transmeton Klan Kosova.

“Refugjatët duan të dinë se kur ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ata nuk duan të jenë pranues pasiv të ndihmës, ata duan një zgjidhje politike”, ka thënë më tej Angelina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *