Tuesday , June 22 2021

Anastasija Ilievska emërohet Drejtor i DAP-it

Anastasija Ilieska e cila deri më tani e kryente funksionin sekretar shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme, është drejtoreshë e re e Drejtorisë për të Ardhura Publike, vërtetuan nga qeveria, transmeton TetovaSot.

Ilieska po vjen në vend të Petar Esmerov i cili u emërua para një jave në funksionin drejtues të DAP pas ikjes së Kiril Minoski në funksionin ministër i financave.

“Qeveria e emëroi Anastasia Ilieska për drejtor të DAP, ndërsa Petar Esmerov do të vazhdoj që ta kryej pozicionin e drejtorit në njësinë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike-Shkup”, informoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *