Monday , January 25 2021

ANALIZË: SI U BË LAGJJA “STAR AERODROM” NJË QYTET I RI

Me ndryshimin e PDU të hapësirës, ku deri tani jetonin 400 familje me 1700 banorë, tani në 50 rrokaqiej duhet të vendosen 7000 familje.

Tingujt e makinerive të rënda të ndërtimit, pompa dhe miksera për beton, buldozerë, kamionë … bërtasje  dhe grindje të qindra punëtorëve  të kompanive më të mëdha të ndërtimit “Adora”, “Golden Art” dhe “Dabar” që lëvizin si në një fole milingonash. Kështu në këtë moment duket lagjja “Star Aerodrom”, më saktë lokacioni i quajtur “Kisha” – njësia urbane B1, siç e përcakton PDU e komunës Aerodrom.

Me  analizë kronologjike  të ndryshimeve të dukjes së kësaj pjese të qytetit do të përpiqmi të bëjmë një projeksion të ndryshimit të ardhshëm demografik, urban, të trafikut, të infrastrukturës dhe ja të fitojmë një pasqyrë të ardhshme  të cilësisë së jetës së banorëve të ri të kësaj pjese të Shkupit. Çështjet kryesore që banorët e tanishëm dhe të ardhshëm të kësaj pjese të qytetit I parashtrojnë  janë:  si do të funksionojë ky  “qytet i ri”, kush do të jenë banorët e ri dhe nëse ata do të kenë një jetë cilësore? Pas një zgjerimi të tillë të dhe rritjen e popullsisë nga 1700 deri tani në 27.000 banorë në këtë mikrokosmos, a do të ketë ujë të mjaftueshëm, energji elektrike, hapësirë të gjelbërt , shkolla fillore, kopshte, spitale dhe si do të zhvillohet trafiku nëpër rrjetin rrugor ekzistues.

Në favor të të kujt është PDU?

Lagjja “Star Aerodrom” në Shkup, e ndërtuar menjëherë pas tërmetit në vitin 1964 dhe e konceptuar si një vend për të një jetë humane dhe të sigurt, tani është sinonim për ekspanzion ndërtues  në Shkup dhe vendi i rezistencës së popullsisë lokale kundër presionit të padurueshëm të “mafisë” urbane  dhe të migrimit të madh të popullsisë nga province në kryeqytet. Me zbatimin e Planit detal urbanistik (PDU) për “Star Aerodrom” në lokacionet  ku janë aktualisht, ose kanë qenë pesëdhjetë ndërtesa përdhese  të banimit, po vazhdon ndërtimi i 50 rrokaqiejve, secila prej tyre do të ketë nga 120 banesa. Praktikisht, në vendin e çdo njësie banesore që ka pasur 10-12 banesa,mbinë rrokaqiell  për banim kolektiv me 120 njësi banimi.

Vendasit, të mësuar me jetë të qetë gjysmëshëkullore në lagje tipike me shumë gjelbërim dhe infrastrukturë plotësisht të përshtatshme, po  përjetojnë ndërrime tektonike në jetë. Nën presionin e komunës që është krijuesi dhe zbatuesi i PDU, dhe nën presionin e investitorëve të cilët në garën për të fituar më shumë para nga shitja e apartamenteve harruar parimet themelore në ndërtim, qytetarët janë të detyruar të heqin dorë nga mënyra e deritanishme e jetës në shtëpi përdhese  dhe të përshtaten me blloqe apartamentesh, të radhitura krah për krah dhe të afruara në një distancë prej dhjetë metrash, pa gjelbërim, pa hapësirë humane  dhe socializim  mes tyre.

Sipas projeksionit që ne kemi bërë, bazuar në analizën e detajuar të PDU, shëtitjen  nëpër këtë ndërtimore të madhe  dhe bisedën me vendasit, arkitektët, ndërtuesit, investitorët – ne mund të konkludojmë se kjo pjesë e qytetit e quajtur “Star Aerodrom” në të ardhmen do të përballet me problem të mëdha urbane dhe infrastrukturore, zgjidhja e të cilave nuk  do të jetë as e lehtë dhe as e thjeshtë, dhe aspak e shpejtë.

Thelbi urban e kësaj lagjeje është e përbërë nga ndërtesa tipike përdhese me pesë apo gjashtë banesa, secili prej tyre ka pasur  individualitetin dhe oborrin e vet, si dhe ndërtesa tipike përdhese banimi me  një kat me tetë apartamente. Dy të tretat e këtyre objekteve tashmë janë rrënuar dhe janë ndërtuar rrokaqiej në vend të tyre. Lagjja “Star Aerodrom”  është ndërtuar mbi një livadh të gjelbër në vitin 1964, në vendin ku dikur gjendej aeroporti ushtarak i Armatës Popullore Jugosllave (APJ). Ajo është konceptuar për strehimin e personelit ushtarak banesat e të cilëve ishin  shkatërruar nga tërmeti katatsrofal  që goditi Shkupin më 26 korrik 1963. Në ndërtimin e saj janë aplikuar standardet më të larta arkitektonike dhe ndërtimore, lagjet janë të rregulluar sipas  sistemin të Hipodamusit me rrugë të drejta që priten në kënd prej 90 gradë, me zona të mëdha të gjelbra midis shtëpive. Kishte një infrastrukturë mire të rregulluar, hapësirë ​​parkimi, ngrohje qendrore, ujësjellës, kanalizim …

Deri në fund të tetëdhjetave për lagjen dhe mirëmbajtjen e banesave është kujdesur Drejtoria për menaxhimin dhe ndërtimin e fondit ushtarake për strehim, ndërsa lagjja në Evropë  është paraqitur si lagjje tipike e projektuar për një jetë të këndshme dhe humane sociale me një shkallë të lartë sizmik, të mjedisit, të trafikut dhe siguri tjetër.

Beteja për hapësirën

Pas pavarësisë së Maqedonisë dhe ndarjen e re territoriale në fillim të viteve nëntëdhjetë, fillon beteja e madhe për këtë hapësirë. Shumë gjëra janë zhvilluar  pas shpinës së banorëve vetëm mes investitorëve dhe të komunës. Përpjekjet e banorëve për të ruajtur këtë hapësirë ​​të tyre dhe për të zgjeruar vetë ata banimin e e tyre sipas  modelit  të vendbanimeve të ngjashme në Shkup, Taftalixhe, Vllae, Gjorçe Petrov, Singjeliç, Lisiçe … kanë përfunduar  pa sukses.

 

Në fillim të vitit 2006, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Aerodromit, Kiril Todorovski paralajmëroi zgjerimin e ndërtimit në këtë pjesë të Shkupit dhe tha se “për të rritur investimet në komunën e Aerodromit, administrata hartoi 35 plane të reja detaje urbanistike për objekte më të vogla, mbindërtime, shtesa “. Atëherë askush nuk kishte përmendur ndërtimin e rrokaqiejve me P + 9 + P (katin përdhesë, nëntë kate dhe nënkulm).

Maja Arsova, arkitekt që për gati dhjetë vjet ka shërbyer si konsulent dhe këshilltar I banorëve se si kjo lagje të riciklohet, të riaktivizohet  dhe të reintegrohet në indin urban dhe banorëve t’u sigurohet më shumë vend për banim, dhe ndërkohë  të mos krijohet kaos, thotë se ka pasur disa ide të bukura për të ruajtur lagjen e deritanishme dhe estetikisht ta pasurojnë me banesa moderne për banim  individual.

Pas një gjysmë shekulli, si rezultat i proceseve të reja në indin urban, objekte të shumta arkitektonike kanë mbetur të bllokuara si dëshmitarë të heshtur të një kohe tjetër, të planifikuara për tregje dhe kapacitete tjera, komplet të dekontekstualizuara dhe të  papërshtatshme për situatën aktuale në realitetin e ri. Me sondazhe të detajuara të ndërtimit vërtetuam  se secili prej këtyre ndërtesave për banim është ndërtuar në bazë të standardeve të larta sizmike, me themele  deri në 2 metra të thellë dhe me konstrukcion të fortë çeliku që mund të përballojë mbindërtimin e edhe një kati dhe nënkulmi. Banorët pranuan  këtë ide dhe në bazë të saj në vitin 2006 dhe në vitin 2008 filluan negociatat dhe diskutimet me komunën për miratimin përfundimtar të PDU – thotë Arsova.

Qeveria lokale në këtë ide nuk ka gjetur interesin e vet financiar dhe filloi përgatitjen e PDU, i cili në versionin e parë parashikonte në këtë lagje në vend të ndërtesave ekzistuese që i quajtën baraka (edhe pse bëhej fjalë për ndërtesa me ndërtim të ngurtë), të ndërtohen  ndërtesa me katër kate plus nënkulm. Ky variant nuk u pëlqeu investitorëve potencialë dhe komuna filloi të bëjë  llogaritjet për të fituar më shumë para nga komunaliet. Në sesionin e 93-të të Këshilli i Komunës së Aerodromit, në shkurt 2009, për here  të tretë revidoi  planin e detajuar urbanistik për këtë vend dhe investitorëve u  lejoi  të ndërtojnë rrokaqiej të lartë deri  në lartësi prej 20 metra, respektivisht  ndërtesa me P + 6 + PP (përdhesë  plus gjashtë kate plus nënkulm).

Me rritjen e apetiteve të investitorëve në ndërtimin e ndërtesave për të shkuar edhe më tepër  në lartësi, u rritën edhe apetitet e Komunës  për më shumë komunalie. Me ndryshimet e PDU gjatë 2011-2013, lartësia e ndërtesave u rrit në P + 7 + PP, që në  vitin 2014 të lejohet  ndërtimi i ndërtesave deri në një lartësi P + 9 + PP (kati përdhes plus nëntë kate plus nënkulm ). Pastaj filloi gara konkurruese ndërmjet dy investitorëve më të mëdhej  në “Star Aerodrom”: kompanitë e ndërtimit “Adora” dhe “Golden Art” për ate se cili do të rrënojë  më shumë shtëpi  të vjetra dhe në vend të tyre të ndërtojë  një rrokaqiell. Nga biseda  me inxhinierë në të dy kompanitë mësuam se përveç ndërtesat  e banuara, ose që janë në fazën e fundit, ose që janë në fazën “karabina”, secila nga këto kompani ka ndërtuar  apo është duke ndërtuar nga  dhjetë ndërtesa dhe kanë lidhur marrëveshje me banorët vendas  për edhe aq plus.

Nga 50 rrokaqiejt të planifikuar me 120 njësi banimi, pothuajse dy të tretat janë me vulën e tyre. Në “hapësirën ​​ndërmjet” leje për ndërtimin e një ose dy ndërtesa ka  arritur të marrë “Dabar”, si dhe disa kompani margjinale të ndërtimit. Banesat  në këtë lagje janë shitur para kohe, madje edhe në kohën para-ndërtimit në një kosto prej 1,200 euro për metër katror. Komuna për komunalie ka arkëtuar mes 700 dhe 900 mijë euro nga çdo ndërtesë ose në bazë të një vlerësimi të përafërt, Komuna e Aerodromit nga  ndryshimi i pamjes së lagjes do të ketë të ardhura prej mbi 40 milionë, ndërsa në kasën e investitorëve do të ketë katër herë më shumë.

Banorët e vjetër  nuk ishin të kënaqur me zgjidhjen e propozuar, sepse ishte e qartë se lagjja do të ndryshojë tërësisht pamjen dhe të bëhet një vend kaotik për të jetuar. Për të qetësuar ata, investitorët u ofruan banorëve  të heqin dorë prej oborreve dhe banesat e vjetra, dhe në këmbim për “kasolle të shkatërruara”, të marrin nga  120 metra katror të banesave të shpërndara në një, dy ose tre njësi banimi në rrokaqiej të reja.

Shumë ishim kundër këtij vendimi dhe deshtëm  të realizohet ideja  fillestare për  zgjerim ose përmirësimi i ndërtesave ekzistuese, dhe investitorë të jenë vetë banorët. Komuna bëri presion dhe  vetëm për këtë vendbanim nuk  ka lejuar legalizimin e shtesave dhe blerjen e tokës e ka kushtëzuar të jetë ekskluzivisht nga investitori, i cili në atë vend ka për qëllim për të ndërtuar një ndërtesë, – thotë Nikolla  Shadrmanov.

Kështu, në vend të revitalizimit të kësaj hapësire nëpërmjet përshtatjes në dimensionet ekzistuese, u qas ndaj strategjisë së paorganizuar dhe kryesisht të paplanifikuar, e cila është fryti i dëshirës së investitorëve dhe komunës për më shumë fitim,  në dëm  të cilësisë së jetës së banorëve të ardhshëm. Para se të fillojë ky  cunami ndërtimi në lokalitet e quajtur “Kisha”- njësi urbane B, në më pak se 30 hektarë kanë qenë gjithsej 40 objekte përdhesë ose ndërtesave të banimit me katin përdhesë  plus katin e parë, me një total prej 240 njësive të banimit dhe rreth 1,300 banorë duke përjashtuar 700 banorët në të ashtuquajturat  tri kullat e vjetra  ushtarake. Në të gjithë lagjen  “Star Aerodrom” kanë jetuar në mes të 350 dhe 400 familje me një total prej rreth 2,000 banorë. Në këtë vend tani janë ndërtuar  apo janë në ndërtim 50 rrokaqiej secila prej tyre ka nga 120 banesa. Numri i familjeve do të rritet në mbi 7000 dhe numri i banorëve në vitin 2017 është projektuar në 27.000.

 

Për të patur  një perceptim më të qartë dhe më të saktë për pamjen e re të kësaj lagjeje  do të simulojmë  ndryshimin e vetëm një bërthamë të vetme urbane të rrugës së famshme “Rudi Çajavec” (me të rejen  “Metodija Shatorov – Sharlo”) në pjesën  nga Tobako 2 deri tek  kisha “Sh. Ilija “. Në këtë rrugë 350 metra e gjatë kanë qenë 20 objekte  përdhesë banimi me gjithsejt  120 njësi banimi dhe rreth 480 banorë. Çdo njësi banimi kishte një oborr dhe gjelbërim prej rreth 600 metra katrorë. Në këtë zonë, në një gjatësi prej 350 metra janë ndërtuar ose janë në ndërtim dhjetë rrokaqiej me një total prej 1,200 njësive të banimit dhe numri i banorëve është rritur në 4,800.

Arkitektja  Arsova pyet nëse infrastruktura ekzistuese mund të përmbushë kërkesat e “qytetit” të ri. Kaosi tashmë shihet, duke filluar nga parkingjet, të cilat kanë filluar të zgjërohen  në vendet e mëparshme të gjelbërta, deri tek  furnizimi me ujë, energji elektrike, arsimin fillor, kopshte …

“Fatlumët” që blenë apartamente këtu, në të ardhmen do të ndjejnë  problemet. Dy shkollat ​​fillore në këtë lokacion  kanë kapacitet për vetëm 2,000 nxënës, ndërsa dy kopshtet edhe deri më tani kanë qenë shumë të vogla për të marrë të gjithë fëmijët.

Do të bëhet  kaos në trafik

Inxhinieri I trafikut m-r. Nenad Toniq nga Departamenti për trafik në qytetin e Shkupit ka bërë auditimin e  zgjidhjeve të  trafikut në PDU për “Star Aerodrom”. Në vitin 2012, Departamenti për trafik në qytetin e Shkupit ka vënë re dhe ka paralajmëruar  se është prishur  projeksioni i planifikuar i PGJU për nivelin e popullsisë në “Star Aerodrom” dhe në takim me autoritetet komunale, Departamenti ka sugjeruar  se duhet të ketë një rishikim, sepse kjo zgjidhje nuk është e mirë dhe se me realizimin ei PDU në vitin 2017 do të krijohet kaos në trafik.

Hartimi i një hapësire urbane nuk mund të ndahet nga vlerësimi se san ë mënyrë cilësore ajo do lidhet me trfik dhe do  të komunikojë me pjesën tjetër të “indeve” urbane. Veçanërisht ato segmente që në bazë  ditore  është e kushtëzuar (zonë e punës, për shembull). Lagjja me përcaktim planor “Kisha” – Njësia urbane B (me emrin e koduar “Star Aerodrom”) tregoi ambicie për të strehuar më shumë se 26.000 banorë, në një sipërfaqe prej 30 hektarë e. Në formën e qelizave bazë social-shoqërore, 26 mijë banorët e dëshiruar mund pjestohen  në rreth 7400 familje, të cilët  përmes prizmit të shkallës së motorizimit, prodhojnë  një numër  prej rreth 6000 automjete – thotë inxhinieri I  trafiku m-r.  Nenad Toniq.

 

Duke supozuar se vetëm 60 për qind e numrit të përgjithshëm të automjeteve në mëngjes do të  shkojnë në punët e pronarëve të tyre, pikat e daljes së vendit  paraqitet një masë prej 3.600 automjeteve. Kjo masë e ndarë në proporcion të përafërt – 70 për qind të gjendet në udhëkryqin Blvd.. “Jane Sandanski” dhe 30 për qind e Bull. “Kuzman Josifovski Pitu” – rr. “Franjo Kluz” do të radhisë  2.520 makina, ose kolonë me vetura 15.1 kilometra e gjatë.

Cilat janë banorët e rinj?

Përveç ndryshimit  urban, kjo pjese e qytetit  përjeton edhe ndryshim tektonik demografik,  jo vetëm  në numrin e banorëve, por edhe në strukturën shoqërore, kulturore, arsimore dhe intelektuale … Gati gjysma e banorëve të rinj, në bazë të analizës së targave të veturave  dhe të dhënave jozyrtare marrë nga investitorët në lidhje me strukturën e blerësve – janë nga brendia e vendit, nga qytetet me mes 10 dhe 20 mijë banorë. Fenomeni i shpopullimit të qyteteve të vogla dhe presionit ndaj metropolit është nën vëzhgim të veçantë të analistit ekonomik Goran Lefkov.

Politika e shpërndarjes së arsimit të lartë në “zonat rurale”, projektet e qeverisë – “blej shtëpi – blej banesë”, keqpërdorimi i subvencioneve në bujqësi, shitja masive e tokës bujqësore deri në “pa çmim” janë shndërruar në një instrument të transferimit të popullsisë nga të qytetet e vogla në metropol dhe bëhet  shpopullimi i qyteteve të vogla – thotë Lefkov.

Shpopullimi i qyteteve të vogla (nga 7000 – 30000 banorë) në Republikën e Maqedonisë  është duke u bërë një problem shqetësues socio-ekonomik i cili  në vitet e ardhshme do të çojë në një rënie të vazhdueshme në cilësinë e jetës dhe do të jetë një prelud për zhdukjen e qetë të qyteteve të vogla.

Profesor Slave Risteski nga  Fakulteti i Ekonomisë thotë  se çështja e shpopullimit dhe migrimi i brendshëm është një tregues i rëndësishëm i vitalitetit i  çdo shoqërie, por për fat të keq, në Maqedoni procesi i shpopullimit të brendshëm është bërë i zakonshëm dhe normal pa menduar për pasojat.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë se në 141 vendbanime (sipas regjistrimit të vitit 2002) nuk është ka asnjë banor të vetëm (gjendja sot është edhe më shqetësuese), konsiderohet si gjë e zakonshme dhe si pasojë e tranzicionit, thotë profesor Ristevski.

 

Duke lëvizur nga provinca në Shkup, sipas tij, kërkon projeksionin e menjëhershëm të zhvillimit të ardhshëm demografik dhe të zhvillimit social të metropolit.

Kjo është e nevojshme për disa arsye: Së pari, për shkak të presionit të supozuar të qyteteve të mëdha ku duhet të planifikohet vlerësimin e kërkesës në të ardhmen për energji, transport, ushqim, punësim, për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, numri i nxënësve, numri i vendeve në shkolla , kopshte, objekte mjekësore … për dhjetë vitet e ardhshme të paktën. Pasi që parashikimet e tilla nuk janë bërë, ne mund të supozojmë  se në çfarë rrëmuje po futet shteti, në mënyrë të veçantë, fakti që migrimi i tepërt i përkohshëm i rreth 200,000 njerëzve po  shndërrohet në të përhershëm – paralajmëron Ristevski.

Goran Lefkov thotë se arsyet për eksodin shqetësues të madh  nga qytetet e vogla në Shkup qëndrojnë në autoritetet lokale dhe pushtetit qendror, të cilët nuk janë në gjendje të krijojnë plane më të mira të zhvillimit. Me apo pa vetëdije mbështesin rënien e qyteteve të vogla me anë të margjinalizimit total të nevojave të këtyre komuniteteve dhe duke bllokuar proceset e decentralizimit të vërtetë dhe transferimin e proceseve të vendimmarrjes në nivelin lokal, dhe jashtëzakonisht alokimet e vogla të pjesë e PBB-së së përgjithshme për zhvillimin e këtyre komuniteteve (25 herë më pak se ajo që është planifikuar deri në vitin 2014).

Shteti dhe qeveritë lokale duhet të sigurojnë kushte për jetë më të mirë dhe më të bukur të qytetarëve dhe për të siguruar zhvillimin ekonomik në mënyrë për të parandaluar migrimin drejt Shkupit. Nëse qytetarëve në provincë u  sigurohet  cilësi e jetës së tyre, prosperitet ekonomik, ngjarje kulturore, furnizim të mirë, kujdes shëndetësor  cilësor, sport, jetë të sigurt, ata nuk kanë asnjë arsye për të lëvizur në kryeqytet. Rajoni lindor është i prerë, nuk ka infrastrukturë rrugore. Imagjinoni në shekullin 21, treni për Koçan qarkullon vetëm  tre herë në javë, një herë gjatë javës së punës dhe dy herë në fundjavë – shtoi Lefkov.

Peticion post-festum

Shtatëqind banorët e tre kullave ushtarake në “Star Aerodrom” nisën të mbledhin nënshkrime për një peticion me të cilin kërkojnë nga autoritetet lokale komunale të ndalojnë  PDU dhe realizimin e planit për të ndërtuar ndërtes ngjitur  dhe parking  per 82 automjete në parkun e tyre. Qytetarët janë të revoltuar  nga injoranca e Komunës së Aerodromit, pasi që  thonë se po planifikohet  për tu shkatërruar parku i gjelbërt, për të cilin me vite është investur mund i njerëzve dhe financa që të ketë një vend për fëmijët për të luajtur, dhe tani gjatë natës do të kthehet në rryp të ri betoni.

 

Vetëm rreth kullave ushtarake në  “Rudi Çajavec”  njëkohësisht po  ndërtohen pesë ndërtesa të reja – tha Gordana Mandiç, një banore e kësaj pjese të lagjes.

Parkingu  është planifikuar tu shërbejë banorëve të  ndërtesave të reja në këtë pjesë të Aerodromit të vjetër, që sipas vendasve, ndërtohen  pa marrë parasysh apo pa futur në plan ku do të parkohen automjetet e atyre që jetojnë në atë vend – thotë arkitektja Lita  Ciric një nga iniciatorët e  peticionit.

Edhe pse PDU u miratua në vitin 2012, para disa ditë banorët e tre kullave ushtarake në rrugën “Rudi Çajavec” zbuluan se gjysma e parkut në mes të ndërtesave, së bashku me lojërat për fëmijë do të bëhen një parking për vetura. Të tërhiqen në përpunim PDU të kontestuara për Aerodromin, kërkon Ljubica Janceva, koordinator e Grupit të këshilltarëve të LSDM-së.

Janceva thotë  se qytetarët kanë dëshmuar kaosin që pasoi ndërtimin e 48 ndërtesave të reja dhe rrokaqiejt, për shkak të cilave  shpesh ka mungesa të ujit dhe probleme me tensionin elektrik. Aerodromi  don të marrë frymë. Prandaj Aerodromi  ka nevojë për ndryshim.

Ne duam të jemi partnerë në krijimin e kushteve më të mira të jetesës në Aerodrom. Qëllimi ynë është që të rrisim kapacitetin e kopshteve, të  rrisim  gjelbërimin, investimet në projektet mjedisore – tha Janceva.

Nga Komuna e Aerodromit qetësojnë  qytetarët.

Ky plani urbanistik është miratuar në përputhje me legjislacionin dhe i njejti  ishte në sondazh publik. Rrokaqiejt ndërtohen  në bazë të PDU dhe marrëveshjes ndërmjet banorëve dhe investitorët. Ndërtimi i hapësirave të parkimit publik kryhet nga komuna, por këtë vit nuk është planifikuar ndërtimi i një vend parkimi – thonë nga  Këshilli.

Por nuk do të japin detaje të sakta për hapësirën e asfaltuar  apo për nevojën pse  pikërisht në mes të kullave të shkatërrohet  gjelbërim dhe të bëhet  parking  publik. Edhe banorët  e rinj dhe ata që  vetëm sa janë  vendos në rrokaqiejt janë të shqetësuar nëse infrastruktura ekzistuese do  mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore. Kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Koneski thotë se ka një projekt që përfshin ndërtimin e një sistemi të ri të kanalizimit në gjatësi prej rreth 400 metra rrugë “Rudi Cajavec” dhe kanalizimin e ri në  rreth 300 metra. Rruga do të rinovohet tërësisht.

 

Treqind metra rrugë u rindërtua në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjërat janë ende në fillim. Sipas inspektimit në vend, gjerësia e rrugës mbetet e njëjtë vetëm do të bëhet kanalizim I ri atmosferik dhe fekal, do të përmirësohet  rrjeti i furnizimit me ujë dhe do të vendoset një ndriçim krejt i ri.

Këto punime të ndërtimit janë të nevojshme për banorët e Aerodromit  për të pasur  kushte më të mira të jetesës, për qarkullim më të mirë dhe për sigurinë. Për këtë projekt, komuna ka ndarë mbi 20 milion denarë  të buxhetit të saj, dhe do të investohen shtesë 6 milion për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit – tha Konevski.

Qytetet e vdekura

Sipas organizatave joqeveritare që merren me zhvillimin ekonomik local, nga regjistrimi i fundit deri sot nga qytetet Kratovë dhe Kriva Pallankë janë larguar  6000 banorë dhejanëu zhvendos në Shkup. Sipas kësaj tendence, shohim  dhjetë qytete me perspektivë “të zezë” demografike (Kriva Pallankë, Demir Hisar, Kratovë, Berovë, Sveti Nikole, Resnjë, Vinicë, Pehçevë, Makedonska Kamenica). Ata që nga viti 1994 kishin numër të zvogëluar të populates  në krahasim me vitin 1970, por këto dallime nuk ishin aq drastike (5-10 për qind), por të dhënat nga viti 2002 kur është bërë regjistrimi i fundit janë shqetësuese dhe tregojnë që numri i popullsisë për 18 vjet është  ulur për rreth 50-60 për qind.

Deri në fillim të viteve nëntëdhjetë – 750.000 njerëz janë larguar nga zonat rurale të Maqedonisë, dhe ky procesasnjëherë  nuk është ndalur.

Varfëria

Standardi i ulët dhe varfëria janë arsyeja më e madhe për migrimin nga qytetet e vogla në qytetet e mëdha. Hulumtimi mbi varfërinë, të cilin e  bëri Platforma maqedonase kundër varfërisë tregon se fluksi më i madh i banorëve të rinj vjen në Shkup nga pjesë të Maqedonisë lindore, ku popullsia është më e kërcënuar në aspekt social dhe jeton nën nivelin e varfërisë.

Një shembull i mrekullueshëm është Berova, ku  çdo familje e pestë nuk mund të ketë së paku  një herë në javë për të ngrënë një vakt me mish. Dhe nga cilësia e jetës varet nëse ju qëndroni në një qytet ose ju të shkojë në një tjetër – thotë Sashko Jovanov, nga Platforma maqedonase kundër varfërisë.

Cilësia e jetës

Shkupi, për të ardhura publike (nga të cilat varet edhe cilësia e jetës së qytetarëve) në vitin 2012, ka harxhuar  1,029 euro për banor, ndërsa të gjitha dhjetë komunat e numëruara me shpopullim të cekur së bashku kanë  shpenzuar vetëm 640 euro për banor. Shembujt më eklatant për të hyra publike të ulëta për  banor janë : Resnja – EUR 10, Vinica – 32, Kratovë – 40, Demir Hisar – 52, Berovë – 56. Për krahasim, Komuna Qendër në Shkup në vitin 2012 ka shpenzuar 412 euro të hyra publike për kokë banori.

Që nga Qendra për komunikime qytetare tregojnë se qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kërkojnë autoritetet lokale për të rritur sasinë e shpenzimeve të hyrave  publike për banor  për furnizim me mallra dhe shërbime për të përmirësuar kushtet e jetës dhe punës dhe për të rritur standardet e jetesës së komunitetit lokal e cila mund të jetë një faktor i rëndësishëm në ndalimin e procesit të shpopullimit të këtyre qyteteve.

 

Alexander Pisarev

 

*****

Raporti është bërë në kuadër të projektit “Demografia – Cilësia e jetës” OJQ Infocentar, Qendra Maqedonase për Edukim Evropian, 8 shtatori dhe Qendra për Zhvillimin e Medias, me mbështetjen e Projektit të Shoqërisë Civile të USAID-it, i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni. Përkthyer dhe përshtatur nga portali FAKTE.Net

Artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

аердо

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *