Tuesday , March 2 2021

Amnesti International: Turqia po përdhunon të burgosurit

“Amnesty International” ka reaguar me anë të një deklarate mbi trajtimin e ushtarëve të burgosur pas grushtit të shtetit në Turqi.

“Mijëra ushtarë turq po përdhunohen, vuajnë urie dhe janë lënë edhe pa ujë pas kryengritjes në Turqi”. Ky problem është ngritur nga “Amnesty International”. Grupi i të drejtave të njeriut deklaroi se ka prova të besueshme për këtë situatë, duke shtuar se 10 mijë ushtarë turq po përballen me dënime të rëndë, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, raporton Fakte.

Disa foto tronditëse janë publikuar edhe në rrjete sociale, ku tregohen të burgosurit në kushte çnjerëzore. Sipas AI ata po mbahen në qeli të improvizuara, duke u torturuar dhe mbajtur në pozicione stresuese për 48 orë.

Ndërkohë së fundmi, autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarreste edhe për 42 gazetarë, bëjnë të ditur mediet lokale, si pjesë e një hetimi ndaj grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *