Në kërkim të hijes duke ikur nga dielli i fortë, furgoni i ambulancës pranë poliklinikës në Çair ka zgjedhur të parkohet në mënyrën më të palejueshme përballë poliklinikës në pritje të thirrjeve, shkruan Fakte. Në hapësirë të gjelbërt, me pjesën e pasme në korsinë e djathtë… vozitësi i ambulancës i vetëdijshëm se në Çair nuk funksionon asnjë ligj, është kujdesur vetëm të sigurojë freski për automjetin./FAKTE.Net