Wednesday , August 4 2021

Ambulanca në Shuto Orizarë, si në kohën e mesjetës (Video)

Baltë nga të gjitha anët, shkallë të pa pastruara, xhama të thyer, dyer që nuk mbyllen, erë e padurueshme në tualet, mungesë e ujit dhe dysheme e shkatërruar. Këto janë kushtet në ambulancën e lagjes Shuto Orizarë në Shkup ku mijëra pacientë të kësaj komunë kërkojnë ndihmën e parë mjekësore. Të revoltuar nga kjo situatë banorët e Shuto Orizares apelojnë institucionet përgjegjëse urgjentisht të ndërmarrin masa për përmirësimin e kushteve.

“Në ambulancë nuk ka kurrfarë kushtesh, tualeti deri dje ishte i mbyllur, tani çezmë nuk ka brenda. Kjo është shumë punë e keqe, duhet ta shikojnë pak, të vijnë personat përgjegjës dhe ta shohin si është. Inçizoni brenda dhe shikojeni si është”.

“Aspak nuk kemi kushte, shikoni këtë derë, është vendosur para 50 vjetësh, kur unë isha në klasë të 8 shkollë fillore. Incizojeni e le ta shohin personat përgjegjës. Na harruan sepse këtu jetojnë romë e shqiptarë, nëse do të kishte maqedonas ndoshta do të na ndërtonin një ambulancë të re. Higjienë aspak, personeli për askund, mjek kujdestar herë ka- herë nuk ka”.

Disa pacientë që takuam në hyrje të ambulancës dhe disa të tjerë që prisnin në radhë për kontroll ankoheshin edhe për pritje të gjata dhe mungesë të mjekëve.

“Kjo u bëhet vetëm romëve. Kjo është katastrofë, shkoni dhe hyni brenda, shikoni çfarë ka, të zihet fryma nga era e rëndë, edhe fëmijët po sëmure diku pritur, dikush pret edhe një orë për kontroll. Mjeket rrinë me telefona në dorë. Vijnë të moshuarit dhe presin nga dy orë”.

“Ambulanca jonë është katastrofë e vërtet, mezi që vijnë edhe këta dy-tre mjek, as në mal nuk ka një ambulancë të këtillë. Si nuk presim, këtu ka 60 mijë banorë nuk bëhet fjalë për lojë. Kur vijmë për kontroll duhet të presim më shumë se një orë. Edhe ne dëshirojmë të kemi kushte të mira, edhe mjekët kanë probleme me banorët”.

Në ambulancën e lagjes Shuto Orizarë ndihmë mjekësore kërkojnë mbi 17 mijë banorë të kësaj komunë. Nga Ministria e Shëndetësisë na thanë se përgjigje për kushtet e rënda në këtë ambulancë do të përgjigjen javën tjetër./alsat-m/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *