Tuesday , July 27 2021

Ambasadorja gjermane Schuetz: Do të financojmë linjën 400 kV Shqipëri – Maqedoni

Ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schuetz njoftoi sot se Gjermania do të financojë ndërtimin e linjës 400 kV të interkonjeksionit Shqipëri – Maqedoni.

Lajmi u dha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që ambasadorja dha sot pasi firmosi protokollin 2-vjeçar të bashkëpunimit ndërmjet dy vendev me Zv.Kryeministrin Niko Peleshi në Kryeministri, transmeton Fakte.

Ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schuetz njoftoi sot se Gjermania do të financojë ndërtimin e linjës 400 kV të interkonjeksionit Shqipëri – Gjermani.

Lajmi u dha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që ambasadorja dha sot pasi firmosi protokollin 2-vjeçar të bashkëpunimit ndërmjet dy vendev me Zv.Kryeministrin Niko Peleshi në Kryeministri.

Schuetz tha se “Gjermania është e gatshme të mbështesë Shqipërisë në reformat e saj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner besimplotë i Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit demokratik.

Në kontekstin e protokollit të nënshkruar sot do t’i shtonim bashkëpunimit edhe 41.5 milionë euro.

Në vazhdim ne dëshirojmë të afrojmë një perspektivë të veçantë brezave të rinj dhe sidomos të frenojmë largimin nga vendi të brezave të rinj të arsimuar.

Prej projekteve të rëndësishme që do të nënshkruajmë, njeri syresh është ai i ndërtimit të një segmenti të linjës 400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin në tregun europian. Kjo ishte një çështje qendrore dhe e konferencës së vendeve Ballkanike.

Po kaq rëndëis ka edhe projekti prej 5.5 milionë eurosh për zhvillimin ekonomik dhe arsimin profesional; në këtë mënyrë do të krijohen vende të reja pune.

Më duhet të them se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe përtej projekteve të dakortësuar,” theksoi ambasadorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *