Thursday , January 28 2021

Ambasadorja e Gjermanisë takon përfaqësuesit e Lëvizjes BESA

Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i Ambasadës së Gjermanisë  në përbërje, Dr. Chrisitne Althauser  – Ambasadore e Gjermanisë në Shkup, dhe Bjanka Zafiroviq – Ordanovska – asistent për çështje politike në Ambasadën e Gjermanisë, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral, Afrim Gashi, dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi.

Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS. Pas këtij takimi me përfaqësuesit e Gjermanisë kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat: “Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *