Ambasadori Reka dhe Koce Trajanovski dëshmojnë miqësinë shqiptaro-maqedonase (dokument)

Ambasadori aktual i Shqipërisë në Maqedoni Fatos Reka, i njohur për afërsinë e tij me partinë shqiptare në qeveri, nëpërmjet letrës faleminderuese që i ka dërguar kreut të Shkupit Koce Trajanovski, përveç që ka demaskuar gënjeshtrën e kulluar të BDI-së dhe yv.Kryeministrit Festim Halili për gjoja “dhuratën” e bërë kombëtares, ai ka shpalosur edhe rëndësinë e madhe që ka pasur autobusi për atëdheun tonë, dhe gjestin e VMRO-së që tregon “afërsinë e dy popujve”, transmeton Fakte. Për shkaqe të korrektësisë, ua përcjellim letrën e Rekës deri te Trajanovski në formë integrale dhe si dokument:

I nderuar z. Kryetar i Bashkise se Shkupit, Koce Trajanovski,
Perfitoj nga rasti per t’ju falenderuar luve, por edhe bashkepunetoret tuaj, per ndihmen shume te madhe, akordimin ne nje kohe rekord te autobuzit panoramik te qytetit te Shkupit, per te pritur ekipin kombetar te futbollit shqiptar ne Tirane.

Vec ndihmeses miqesore e vllazerore, gjesti juaj tregon me se miri deshiren e perbashket qe te dy popujt tane te jetojne ne paqe e harmoni me njeri tjetrin dhe eshte nje tregues sinjifikativ qe binjakezimi ndermjet Shkupit dhe Tiranes funksionon, edhe pse jo zyrtarisht.

Me konsideratë të lartë: Fatos Reka

 

Autobusi-i-kombetares-6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *