Sunday , January 17 2021

Ambasadori Orav vizitoi Gjykatën Supreme të Maqedonisë

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedellkova, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Shkup, Aivo Orav, me të cilin kanë biseduar për çështjet e reformave të sistemit gjyqësor në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit është biseduar edhe për projektet gjyqësore që mbështeten nga IPA fondet, ndërkaq Nedellkova ka shprehur mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e BE-së për projektet në gjyqësi.

Ndryshe, takimet e doplomatëve të huaj me përfaqësues të gjyqësorit në Maqedoni, ndodhin në periudhën kur flitet gjithnjë e më shumë për themelimin e një gjykate speciale, e cila do të merrej me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *