Friday , January 22 2021

Ambasadori Garet: Përgjegjësia për keqpërdorimet është bazë për dalje nga kriza

Përgjegjësia për keqpërdorimet e zbuluara në bisedat e përgjuara është baza për dalje të qëndrueshme nga kriza politike dhe është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, theksoi ambasadori britanik, Carls Garet, transmeton Fakte.

Garet vlerëson se marrëveshja për zgjedhje është vetëm hapi i parë dhe kanë ngel që të zbatohen të gjitha reformat dhe të kthehet kredibiliteti i institucioneve demokratike që duruan dëme të mëdha.

“Tani në negociata, fokusi është në zgjedhje, përgjegjësia e partive është që të vendosin se kur dhe si do të mbahen zgjedhjet. Por, përgjegjësia e partive është që të plotësojnë gjithçka që është e nevojshme para zgjedhjeve. Këtë gjë e shoh si një hap të parë për dalje nga qendra e kësaj krizse. Hapat e ardhshëm janë të njohura nga raporti i Pribesë”, deklaroi Garet.

Për të në Maqedoni është tepër me rëndësi çështja e përgjegjësisë, dhe për këtë arsye katër liderët politik u pajtuan që të formohet PSP.

Ambasadori britanik theksoi se për dalje nga kriza është me rëndësi që njerëzit të kanë besim në institucionet.

“Shumë gjëra kanë ndodhur këtu gjatë 3-4 viteve të fundit, u bë një dëm i madh ndaj institucioneve demokratike në vend. Duhet shumë kohë që të fitohet kredibilitet”, deklaroi Garet.

Në lidhje me euro obligacionin, ambasadori Garet vlerëson se transparenca është bazë për politika të suksesshme të qeverisë.

“Atëherë të gjithë do ta dinë se pse po huazohen para dhe do të kanë qëndrim për këtë gjë”, vlerësoi Garet.

Ambasadori Garet vërtetoi se Britania ngel një përkrahjes i fuqishëm i Maqedonisë edhe pasi që e lëshoi BE-në, pasi që është një lojtar i fuqishëm në skenën politike botërore./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *