Saturday , November 17 2018

Ambasadori britanik në Prishtinë: Politikanët kosovarë të përfshirë në pastrim parash

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në intervistën e dhënë për Frontal në T7 ka shprehur shqetësimin e tij ndaj dukurisë së pastrimit të parave në Kosovë. Diplomati nga Britania me mision në Kosovë ka thënë se shumë politikanë mund të jenë të përzier në këtë çështje.
Ai ka bërë thirrje që çdo rast të raportohet, percjell Fakte.

“Nuk flasim për mbrojtjen e investitorëve. Nuk flasim për dështimet në sistemin e arsimit. Pra, d.m.th., është shumë e rëndësishme që qytetarët duan që politikanët të kenë fokus atje, duhet të kërkojnë që politikanët të marrin përgjegjësi për çështjet kombëtare, por më shumë të shfrytëzojnë retorikën për procese të brendshme”, është shprehur për Frontal O’Connell.

Ai ka vënë dyshime edhe te pasuria e shumë politikanëve në Kosovë.
“Çështja e pasurisë së pashpjegueshme në Kosovë është çështje që mund të krijohet. Fatkeqësisht, sjelljet e qytetarëve të Kosovës na tregojnë që ata pranojnë kriminalitetin në politikë. Nëse dini që një parti është e përfshirë në krimin e organizuar atëherë ata e përkrahin këtë. Nëse e përkrahni dikë që është kriminel, atëherë ju jeni pjesë e një rrjeti kriminal”, ka thënë ai.

Madje, ai ka thënë se qytetarët duhet të ndihem përgjegjës për situatën. O’Connell ka bërë të ditur që ndryshimi është në duart e secilit qytetar të Kosovës.
“Kulturën e Kosovës e kuptoj shumë mirë. Por ata duhet të ndihen përgjegjës se çfarë po ndodh në këtë vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.