Wednesday , August 4 2021

Ambasada e SHBA-së deri te qytetarët e saj: Janë të mundshme trazirat më 11 dhjetor

Ambasada e SHBA-së në Shkup, nëpërmjet kumtesës deri te qytetarët e saj në Maqedoni, thotë se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mundet të ketë trazira, protesta dhe tubime, njofton Portalb.

“Më 11 dhjetor, në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse deri më tani zgjedhjet kanë qenë të qeta, është e mundshme tani të paraqiten trazira në lidhje me zgjedhjet. Ambasada e SHBA-së i porositë qytetarët e saj të jetë jenë të vetëdijshëm për këto ngjarje dhe t’u ikin turmave, protestave dhe tubimeve. Ambasada gjithashtu u sugjeron banorëve të saj që t’i respektojnë informatat e sigurisë të dhëna nga pushteti lokal”, shkruan në kumtesën e Ambasadës.

Në një deklaratë, Ambasada thotë se kumtesa është procedurë e thjeshtë të cilën e zbaton gjithkund në botë.

“Ambasada publikoi këtë masë sigurie që t’u tregojë shtetasve amerikan të cilët jetojnë përkohësisht këtu se do të ketë zgjedhje më 11 dhjetor. Këto janë porosi normale që i publikojmë gjithkund në botë dhe në detyrë e Ambasadës është që të sigurojë vetëdije te shtetasit amerikan se do të ketë zgjedhje dhe për atë mund të ketë tubime dhe ngjarje masive të cilat sjellin rrezik për dhunë”. Deklaruan nga Ambasada. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *