Thursday , August 5 2021

Ambasada e Amerikës në Maqedoni organizon panairin e tretë të kolegjeve amerikane

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e tretë vjetor të kolegjeve amerikane. Ngjarja do të mbahet më 17 nëntor 2016, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, nga ora 16:00 deri në 18:00. Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftohen studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë

Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë zëvendës ambasadoren Micaela Schëeitzer-Bluhm, do të prezantojnë më tepër se 30 universitete ku kanë bërë shkollën dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Fakte.

Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë Amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *