Tuesday , March 2 2021

Ambasada Britanike: Ivanov dhe deputetët të përkrahin Prokurorinë Speciale

Nga ana e ambasadës së Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë sugjeruan që të mos pengohen aktivitetet e Parlamentit, pasi qe Parlamenti është institucioni kyç në secilën demokraci. “Shpresojmë se të gjithë deputetët do ta plotësojnë rrolin e tyre demokratik, do ta shfrytëzojnë pozicionin dhe ndikimin e tyre per ta forcuar sundimin e të drejtës në Maqedoni”, thuhet në vlerësimin e ambasadës.
Pas kritikave të punës së PSP-së nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, nga ambasada përkujtuan per rëndësinë e PSP-së per dalje nga kriza politike. ” Puna e Prokurorisë Speciale Publike është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Përzhinos dhe bazë per zgjidhjen e qëndrueshme të krizes politike. PSP
ishte kontraktuar nga katër liderët politik që e nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, ndërsa PSP mori përkrahje të tërësishme në Parlament Të gjithapalët duhet që të vazhdojnë tëjapin përkrahje
të tërësishme dhe të përmbahen nga procedura përmes së cilave do ta rrënojnë punen e saj , porositën nga ambasada e Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *