Wednesday , April 21 2021

Aliu i Unitetit: “E vërteta që dhemb”

Shkruan: Shkêlzen Alija

Dje u parashtrua një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo nuk do të ndodhte në një shtet me pushtet normal, sepse do respektoheshin rregullat demokratike, dhe askujt nuk do i shkonte ndër mend t’i ndante qytetarët në dy grupe, edhe atë: qytetarë me votë e cila peshon më shumë se do qytetarë tjerë me votë të “devalvuar”, të cilët janë të papërfaqësuar siç do të duhej, sepse partitë pjesëmarrësve në Marrëveshjet e Përzhinos, nuk ua garantuan peshën e votës së tyre, e një pjese as edhe vet të drejtën e votës. Por ja që jetojmë në një kohë, ku pothuajse asgjë nuk është siç duhet. E kur ti si qytetar apo si deputet e bën detyrën, dhe thirresh në emër të një të drejte të garantuar me kushtetutë (akt më i lartë juridik), çohen në këmbë të gjitha “transmisionet” (portalet), me tituj se “dora e zgjatur e këtij e atij”, vetëm e vetëm se ke denoncuar një shkelje, ke thënë një të vërtetë, për të cilën këta që nuk janë “dorë e zgjatur e dikujt!?” nuk u intereson aspak. Të gjithë të tjerët, “patriotët”, partitë e “mëdha” nuk u shqetësuat aspak se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi i ulën vlerën votës shqiptare, kjo është për të ardhur keq. Por ja që ndodh e kundërta, njeriu i cili në emër të parimeve mbron të vërtetën, e gjuajnë me gurrë e me dru, prapë nuk heq dorë, se e vërteta do del në shesh. Se ka ardhur një kohë, kur ai i cli e tregon të vërtetën sulmohet, luftohet, shpifet, sepse është kohë e rëndë për të vërtetën, ajo lëndon, dhemb dhe është e hidhur, por mbetet e vërtetë. Andaj kuptojeni thelbin e jo hamendësimet tuaja, mos paragjykoni, se kjo nuk ju bën nder, edhe mos mendoni se shqiptarët nuk kanë kapacitete intelektuale dhe kuadër profesional, për të pasur mundësinë e detektimit të parregullsive dhe mënyrës së zgjedhjes së problemit përmes institucioneve. Mos u nisni nga vetja juaj, që nuk keni guxim të bëni asnjë veprim pa leje të “naçallnikut”, e dyshoni menjëherë “se kush i shtyu këta”, se ka djem të dëshmuar që nuk puthin dorën e askujt, e do të mbeten përgjithnjë krenar dhe me dinjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *