Sunday , February 28 2021

Aliti godet dajen dhe BDI-në: Me gjykata të manipuluara nuk mund të qëndroni në pushtet

Kam një porosi për dajën dhe kolegun e tij 24 karatësh: “Nuk do t’i shmangeni dështimit duke manipuluar gjykimet dhe duke riinstaluar në skenën politike fytyra që më shumë kujtohen për nga pseudonimet famëkëqija por të merituar, se sa për nga emrat e tyre, sepse kështu mund të thoni se nuk jeni të vetëm në këtë mizëri antivlerash. Është e kotë.

Ju do të dështoni kundrejt njerëzve (pavarësisht petkut partiak)që përfaqësojnë idenë dhe vizionin e PPD-së i cili u përcaktua që në themelimin e saj, vizion të cilin tani më koha e dëshmoi si të qëlluar. Dhe jo, asgjë nuk ka mbaruar, ky është vetëm fillimi i fundit tuaj të hidhur. Nuk janë Gjykatat ata që zgjedhin përfaqësuesit, por janë zgjedhësit. Jam i sigurt se jo të gjithë janë në defterët tuaja”.

Këta fosile politike, të cilët tradhtuan idenë e PPD-së dhe të cilët për përfitime të ngushta personale e patën fshij nga regjistri i partive politike, sot me ndihmën e diktaturës aktuale tentojnë ta ngulfatin ringritjen e saj.

A nuk është indikative kjo???

Sa për sqarim, udhëheqësia e PPD-së mbetet e njëjta derisa nuk ka vendim tjetër. Kthimi i lëndës në rigjykim, nuk do të thotë se ka ndryshim.

P.S Përkrahësit e këtij Regjimi stalinist, të cilët posedojnë aftësinë për të vepruar politikisht, pavarësisht “arsyeve” që mund të kenë, për mua janë njerëz me vlera morale të dyshimta.

Ndjesë disave që më llogarisin mik dhe të afërt, por edhe ju jeni përkrahës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *