Wednesday , January 20 2021

Alija, i sëmurë psiqik, i kërcnuar apo i “shitur”?!

Në shoqërinë tonë po ndodhin dukuri të çuditshme dhe të paspjegueshme. Një njeri i njejtë, sot shanë partinë në pushtet, qeverinë, ministrat.. të nesermen i bie pishman, pasnesër del në kafe dhe fotografohet me ta. Këta të fundit, ministrat e BDI-së, respektivisht partia e tyre pardje akuzoi partitë opozitare, shqiptare e maqedone, se po luajnë “lojën e djallit”, pasi personi në fjalë, Aliu, ishte fotografuar me ta.

Fenomeni “Ali Gërçeci” flet më së miri në çfarë stadi ka arritur shoqëria jonë. Veprimet e tij të fundit flasin se vetëm tri janë opsionet e mundura për sjelljen e tij.

E para, të bëhet fjalë për person me të meta psiqike, i pallogaritshëm, senil. I dyti, t’a kenë kërcënuar dhe shantazhuar aq keq pushteti, t’ia kenë kërcënuar fëmijët, familjen, gjithçka, dhe opsioni i tretë, të jetë “shitur”, për një shumë të caktuar, benifit, etj.

Sidoqoftë, kjo që po na ndodhë flet se partia në pushtet BDI, është aq në panik të madh nga humbja, saqë është e gatshme edhe të kërcnojë edhe të “blejë” edhe të bëjë foto me njerëz me probleme psiqike. Jo që se ka bërë herë tjera këtë…

Zoti na ndihmoftë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *