Sunday , January 24 2021

ALI BABA ME 4(0) HAJDUKË

Shkruan: Sonja Kramarska/Utrinski

Lideri i BDI-së qetë po pranon ambasadorë në Reçicë të Vogël, u radhitë fraza për nevojën për tejkalim të bllokadave të Maqedonisë për në BE dhe NATO, u qahet për forcimin e shtetit juridik në Maqedoni dhe për sundimin e të drejtës si vlera europiane, për avansimin e demokracisë, por kur duhet ti zbatojë në vete – Jok.

Në botë egziston praktikë e përgjithshme kur një politikan do të akuzohet për diçka. Akuza nuk është patjetër të vijë nga organet e drejtësisë, mund të ketë ardhur edhe nga rivalët politik, por nëse opinioni e pranon këtë akuzë dhe fillon të valëvitet shoqëria, ai politikan menjëher jep dorëheqje. Dhe thotë: “Nuk jam fajtor për këtë që më akuzojnë, por për mos ta tërhequr vëmendjen e partisë sime ose të qeverisë për të cilën punoj, jap dorëheqje përderisë nëpërmjet procedurës gjyqësore nuk pastrohet emri im nga rasti”.

Ashtu edhe ne më kot presim këtë ta dëgjojmë nga goja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili njëkohësisht është edhe deputet në parlament dhe nga shoku i tij partiak Musa Xhaferi, i cili është zëvendës Kryeministër në Qeveri. Presim çdo ditë, por nuk vjen një lajm i tillë nga Reçica e Vogël. Lideri i BDI-së qetë po pret ambasadorë, u radhitë fraza për nevojën për tejkalim të bllokadave të Maqedonisë për në BE dhe NATO, u qahet për forcimin e shtetit juridik në Maqedoni dhe për sundimin e të drejtës si vlera europiane, për avansimin e demokracisë, por kur duhet ti zbatojë në vete – Jok.

Paramendojmë se sizhvillohet një tet-a-tet takim mes Ahmetit dhe ambasadorit amerikan Xhes Bejli. Ajo që flitet për mua në Gjykatën e Nju Jorkut nuk është e saktë, i thotë ngadalë Ahmeti Bejlit. Për veten e dij, e Musa vetë le të thotë a ka marë apo nuk ka marë. Por organet hetuese nuk gabojnë, zoti Ahmeti, kujdesshëm i përgjigjet Bejli. Kemi dëshmi pranimi të nënshkruar nga drejtorët e Magjar telekom. Ata nuk gabojnë, por dëshmitarët në Maqedoni mund të gabojnë, përsëri i thotë Ahmeti ambasadorit. Unë nuk kam marë ryshfet nga Magjar telekom. Do ta padis Sllobodan Bogoevskin për shpifje. Mirë zotëri, i thotë tanimë i nervozuari Bejli, procedura në vendin tim do të mbarojë shumë shpejtë. Pres doreheqjen Tuaj kur kjo të ndodhë, qetë përfundon Bejli. Ali Ahmeti heshtë dhe në mendime formon rrethe me tymin e cigares.

Unë habitem pse votuesit dhe përkrahësit e BDI-së nuk organizojnë protestë në Menheten për shkak të thyerjes së të drejtave të shqiptarëve në Gjykatën e Nju Jorkut. Kanë shumë argumente të paraqesin dhe të shkruajnë në transparentet që do t’i bartnin nëpër rrugët e Nju Jorkut duke marshuar drejt gjykatës. “Shqiptarët përsëri janë viktima të procesit të montuar politik”, “ Ua për shtetin juridik SHBA”, “A është ky gjyq”, “Ne jemi qytetarë tuaj”, Edhe shqiptarët janë njerëz”, BE dhe Maqedonia po shikojnë ç’po bëni”, etj. Mund të gjuajnë edhe ndonjë gurë ndaj policisë, ndërsa ajo do të përmbahet nga çfardo akcione për të mos menduar bota se po i shtyp liderët politik të pakicës në Maqedoni. Presidenti Obama urgjentisht do të drejtohet kah zyra ovale, prej ku do ti thërrasë bashkëpuntorët e tij. Derisa ata të mbërrijnë, ai do të mundohet ta merr në telefon Shkupin, por në kabinetin e kryeministrit Gruevski nuk është askush. Ai është në lagjen Pintija të Shkupit ku po bisedon me banorët për transport rural me autobusë. Kot Obama e kërkon edhe në celular, linja është e zënë pasi shefi maqedonas i Qeverisë është në bisedë “Live” me ministrin për transport dhe lidhje.

Kështu disi rrjedh edhe ëndërra e Ahmetit dhe Xhaferit në të cilën kanë rënë nga shtrydhja duke bërë plane si ta padisin Sllobodan Bogoevskin për shpifjen që ua ka bërë. Për fillim ata kanë vendosur të mos rrijnë duarkryq por Musa të shkojë në Nju Jork dhe të shihet a mundet me lobin shqiptar të bëhet diçka për ta blerë lirinë. Aliu ka ngelë në shtëpi ta ruajë BDI-në nga shkatërrimi. Dhe të mundohet ta marrë në telefon shokun grek Kondominas ta sheh a ka marrë edhe ai ftesë për të dëshmuar.

Në ndërkohë opinioni në Maqedoni me indinjim do të pyetet a është e mundur të ngelë pa përfundim juridik një  skandal korruptiv kaq epokal, siç është ai me “Magjar telekom”. Ahmeti qetësisht dirigjon me pjesën e BDI-së në bisedimet në Klubin e deputetëve, Musa Xhaferi pa problem rri ulur në ulësen e zëvendës Kryeministrit dhe mendojnë si të fitojnë edhe një palë zgjedhje. Nuk u shkon mendja të japin dorëheqje për shkak të zbulimit skandaloz për implikimin e tyre në rast mega korruptiv.

Moldavia, një ndër vendet më të korruptuara në botë, pardje arriti ta arrestojë ish kryeministrin për shkak të marrjes së 1 miliardë dollarëve. Arrestimi u bë në mes kuvendit. Atij iu vunë prangat në mes të kuvendit nga pjestarë të maskuar të byrosë për antiorrupcion. Në atë kohë demonstrues antiqeveritarë kanë okupuar të gjitha hyrjet dhe daljet nga kuvendi për ta ndaluar ish kryeministrin Vllad Fillat të ikë. Derisa të ndodhte epilogu me arrestimin, mijëra qytetarë të Moldavisë me ditë të tërë kanë kampuar nën qiell të hapur në kryeqytet, duke i bërë presion shtetit dhe organeve hetuese në këtë mënyrë që të veprojnë kundër kryeministrit të korruptuar. Por në Moldavi, një ndër shtetet më të varfëra dhe më të korruptuara në Europë, punën me nder e kanë kryer edhe prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski i tyre. Ai disa orë para arrestimit kërkoi nga kuvendi t’ia heq imunitetin e deputetit ish kryeministrit, diçka që pa problem u bë nga deputetët e atjeshëm. Eh, Marko Zvërlevski i tyre paska qenë prokuror i vërtetë.

Ndërsa Vllad Fillati ynë, në fakt janë më tepër, jep intervista parazgjedhore në të cilat lavdërohet se ika mbijetuar politikisht të gjithë kryeministrat e deritanishëm me të cilët ka koalicionuar, duke filluar prej te Cërvenkovski, Buçkovski, Hari Kostov gjerë te i tanishmi Nikolla Gruevski për të cilin dykuptimshëm thotë “tani ai e ka rradhën”, dhe si të dojë të thotë “të bjerë”. Vllad Fillati ynë tjetër, i cili vetë është ish kryeministër, i fshehur në atmosferë shtëpiake kërcënëhet me padi dhe i paralajmëron gazetarët të jenë të kujdesshëm gjatë informimit.

Është për të ardhur keq edhe që opinioni këtu në në Maqedoni lehtë e pranon këtë sjellje. Aktorët e “Magjar telekom”-it janë edhe më tutje qytetarë të çmuar në rrethet e tyre, ndërsa disa, ja, japin edhe intervista në të cilat ndajnë këshilla për politikë dhe për demokraci. A duheshte edhe një Moldavi të gjendet para nesh në betejën për të luftuar korrupcionin dhe kriminalitetin politik?!/FAKTE.Net

Ahmeti-Bejli

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *