Wednesday , June 23 2021

Ali Ahmeti më në fund si opozitarët: Nuk caktohet data e zgjedhjeve pa u plotësuar kushtet

Kryetari i BDI-së pas gati një viti këmbëngulje për mbajtje të zgjedhjeve sa më të shpejta, pasi sipas tij, nuk kishte një alternativë tjetër, më në fund ka deklaruar qëndrim të njejtë me ate të partive opozitare shqiotare, raporton Fakte. Në një iftar të shtruar nga dega e Çairit të kësaj partie, Ahmeti ka deklaruar:

“Tani aktualisht shtrohet si problem kur do të mbahen zgjedhjet, sepse i tërë opinioni po zien nga brenda, ne kemi vendosur dy momente të rëndësishme, e para te merremi vesh per dy
çështje që akoma nuk i kemi tejkaluar, është çështja e mediave dhe pastrimi i listave, pasi të tejkalojmë këto dy çështje mund të flasim per datën e zgjedhjeve. Dhe, jo e kundërta të flasim
para per datën e zgjedhjeve dhe tani te flasim per temat e mbetura”, ka thënë Ahmeti, njofton Aktuale.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *