Sunday , April 18 2021

Ali Ahmeti kërkon ligj për mbrojtjen e investitorëve shqiptarë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin në Matejç të Likovës ka thënë:

“E ardhmja është këtu, shqiptarët të investojnë në hapësirat e tyre, e jona ka qënë në vazhdimësi të punojmë me Evropën perëndimore me SHBA-të për të marrë nisma të tilla, si parti ne bëjmë politikë, ligje për të mbrojtur investitorët që ata të jenë të sigurt për kapitalet e tyre, të garantojmë paqe e stabilitet dhe çdo investitor në radhë të parë kërkon siguri”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar “Ne kemi kaluar shumë kriza, por, këto dy vitet e fundit është një nga krizat më të mëdha që ka pasur vendi pas 2001”.

“Që nga mbarimi i zgjedhjeve 2014 ku opozita braktisi Kuvendin, pasuan pastaj përgjime të montuara e çmontuara pa e ditur kush sesi kanë ndodhur ato gjera. Vendi hyri në një krizë pa rrugëdalje. Ne bëmë gjithçka si BDI dhe vlerësuam se në dobi të shqiptarëve në radhë të parë, që të mos jemi sehirxhinj që të menaxhojmë dhe për të gjetur rrugëdalje dhe kjo krizë të arrihet drejt zgjidhjes”, ka thënë Ahmeti./Aktuale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *